Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse lëkura Mock Croc ka kapur vëmendjen e të gjithve!

Nga Mango tek Saint Laurent, brendet po preferojnë lëkurën të shtypur krokodili mbi lëkurën ekzotike.

Mock croc, efekti i krokodilit, printet e krokodilit, imitim i lëkurës së krokodilit, sido që dëshironi t’a quani, po përjeton momentin e famës. Brendet e njohura si Topshop dhe Mango e deri tek shtëpitë luksoze si Victoria Beckham dhe Prada, lëkura e shtypur viçi dhe tekstura që ngjajnë në lëkurë të krokodilit po ndryshojnë lojën e aksesorëve.

Përderisa brendet po përdornin lëkurën me efekte krokodili për një kohë, fakti që përnjëher po i shohim në çdo gjë është falë rritjes së vetëdijes dhe përgjegjësisë brenda dhe jasht industrisë së modës. Dhjetorin e kaluar, Chanel bëri publike që do ndalojë përdorimin e të gjitha lëkurave ekzotike në materialet e tyre nga lëkura, një lëvizje e cila lëshoi jehonën e sajë për disa muaj më vonë tek Victoria Beckam.

“Si një biznis, ne po mundohemi të vendosim në përdorim, produkte nga burime etike, të cilat kanë një ndikim më të vogël në ambient,” një person nga brendi i Victoria Beckham tha. “Ne jemi të lumtur të konfirmojmë që më asnjëher nuk do të përdorim lëkurë ekzotike në koleksionet tona të ardhshme duke filluar me prezantimin kryesorë të veshjeve Vjeshtë/Dimër 2019. Vendimi reflekton dëshirën jo vetëm të brendit por gjithashtu edhe të klientëve.”

Në fillim të pranverës, dyqani ikonik Britanez, Selfridge, bëri një deklaratë duke thënë se do fillojnë dal ngadal me largimin e lëkurës ekzotike nga inventari i gjërë, duke patur për qëllim “ndalimin e shitjes së produkteve që përmbajnë lëkurë nga krokodili, pitoni dhe hardhucët që nga Shkurti 2020,” raportuar nga Forbes.

View this post on Instagram

Bissett & Mini Bissett

A post shared by S T A U D (@staud.clothing) on

Brendi i këpucëve indie, Freda Salvador, me bazë ne Kalifornia, ka një kohë që po ofron mokasine me efekte krokodili, çizme dhe sandale verore që nga themelimi i tijë në 2013, duke shmangur lëkurën ekzotike që nga fillimi.

“Ne nuk kemi përdorur lëkurë ekzotike asnjëherë për disa arsye,” thot bashkëthemeluesja  e brendit Megan Papay. “Arsyeja kryesore është se alternativat e lëkurës së shtypur nga krokodili duken aq të vërteta sa që është e vështirë të kuptosh dallimin, e përse të zgjedhnim të kundërtën atëher? Ne vendosëm të përdorim fabrika lëkure në Itali të cilët janë të mrekullueshëm në krijimin e lëkurave nga viçi që të duken njësoj sikur lëkura nga gjarpëri, hardhuci apo krokodili, nga ngjyra e deri në pikë të fundit.”

Në kohën e fundit, mock croc po merr vendin e tijë në Farfetch dhe Net-a-Porter, shërbimet e të cilëve rradhiten nga çantat e krahut nga Stella McCartney tek çizmet nga Chloe dhe çantat nga Staud, si dhe gjithashtu po dominon në skenat e street style. Hudson’s Bay i cili ka veshjet e tija me efekt croc si brendet By Far dhe Rejina Pyo, gjithashtu po përdor trendin e mock croc.

“Printet nga kafshët stinët e fundit ka dominuar në pista si dhe tek Hudson’s Bay,” thot Tyler Franch. “E dua faktin që forma më e re e trendit po vie tek ne në mock croc! Është mënyra më e lehtë të përfshini një pamje luksoze të lirë në pamjen tuaj.”

Shikoni galerinë e fotografive me aksesorët më të mirë me efektin croc në treg: