Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse ky është trendi më i lehtë dhe më joshës i thonjëve për stinën e verës!

Nëse ekziston 1 vend ku ne mund të përcjellim trendet e mira dhe joshëse, ato janë thonjtë tanë, dhe trendi më i fundit i thonjëve është definitivisht një trend i guximshëm: thonjtë neon!

Që nga momenti që pamë ato hijet me shkëlqim në pistat e modës të Jeremy Scott dhe Christian Siriano, nuk mundemi të mohojmë që mbase kemi kaluar një kohë duke planifikuar se si të përshtasim këpucett apo sandalet me ngjyrën e manikyrit tonë. Plus, ndoshta është trendi më i lehtë për tu arritur – duket bukur në të gjitha tonet e lëkurës si dhe nuk keni nevojë të mundoheni shumë për ta arritur atë.

Nëse juve ju pëlqejnë ngjyrat nude apo ju pëlqen një french manikyr, ne ju premtojmë që do e ndryshoni mendjen pasi që të keni parë fotografitë e dizajneve të ndryshme të manikyrit neon si dhe ngjyrat joshëse si e gjelbra, e verdha, roze e ndezur etj.