Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse ju duhet të shtoni Vitamin C në rutinën e kujdesit të lëkurës!

Ky përbërës mund të trajtojë një numër të madh të problemeve duke përfshirë këtu: njollat e errëta si dhe rrudhat e vogla.

Serumët me vitamin C janë një e treta e trinisë së shenjtë të produkteve për kujdesin e lëkurës për një arsye: ato kanë efekt të vërtetë. Sëbashku me mbrojtës nga rrezet e diellit dhe retinolin, të gjithë dermatologët do ju thonë që vitamin C është thelbësore për çdo rutinë të lëkurës.

Pra, çfarë e bënë vitamin C aq të mirë? Ky antioksidant trajton një numër të madh të problemeve të lëkurës si: njollat e errëta, rrudhat si dhe teksturë të pabarabartë të lëkurës. Përderisa vitamin C është shumë efektive, ju do shihni rezultate vetëm nëse e përdorni atë në mënyrë të duhur. Dhe si me çdo përbërës tjetër, edhe ky përbërës ka anën pozitive si dhe atë negative.

Pasi që dituria është fuqi, neve biseduam me dermatologen Dr. Michelle Henry dhe Dr. Lily Talakoub për të na treguar dobitë e vitamin C si dhe mënyrën e duhur per ta përdorur atë në rutinën e lëkurës suaj.

Çfarë është vitamin C?

Vitamin C është një antioksidant i fuqishëm që neutralizon radikalet e lira, të cilat shkaktojnë shenja të plakjes së parakohshme si: rrudhat dhe linjat e vogla. Në fjalë të tjera: antioksidantët mirëmbajnë shëndetin e lëkurës duke parandaluar ose zvogluar dëmet në qeliza të lëkurës duke reaktivizuar molekulat, aka radikalet e lira. “Aktiviteti antioksidativ i vitaminës C mbron kundër rrezeve UV duke përfshirë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira, të cilat do parandalojnë plakjen e parakohshme si dhe kancerin e lëkurës,” spjegon Dr. Henry. Gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit.

Antioksidanti mund të përdoret kundër njollave të errëta si dhe hiperpigmentimit. Dr. Henry thot se vitamina C mund të ketë një efekt ndriçues pasi që përzihet me enzimet që përdoren në prodhimin e melaninës.

Si mund ta shtoni vitaminën C në rutinën tuaj?

Fillimisht, vitamina C ka disa forma. Acidi askorbat dhe askorbik janë forma të antioksidantëve që gjenden në mënyrë natyrale, dhe fosfat natriumi askorbil është një formë e tretshme në ujë, sintetike si dhe e qëndrueshme e vitaminës C që prodhohet për tu përdorur në produkte për kujdesin e lëkurës.

Kur bleni produkte me vitamin C mbani mend që: acidi L-Ascorbis është forma më e dobishme dhe më efektive. Megjithatë, nëse problemi juaj janë aknet atëher ju do të kërkoni fosfat natriumi askorbil me 1 dhe 5 % të koncentrimit si dhe një përbërës tjetër si benzoil peroksidi.

Në përgjithësi, serumët janë më të zakonshmet në produkte të vitaminës C, por përbërësi gjithashtu gjendet edhe në hidratues. Dr. Henry thot se ju mund ta përdorni vitaminin C 2 herë në ditë por rekomandon që të përdorni atë në mëngjes ndërsa në mbrëmje të përdorni retinol.

Efektet anësore të vitaminës C?

Përpos nëse keni ndonjë alergji specifike, vitamin C është një përbërës i sigurtë për të gjitha llojet e lëkurës. Megjithatë, ka disa përbërës që nuk duhet ti përzini me këtë vitaminë. Përdorimi i njëhershëm i Vitaminës C dhe retinolit mund të shkaktojë irritim si dhe të deaktivizojë përbërësit, gjë e cila i bënë ato jo efektive.

Retinoidët, retinolët, AHA dhe BHA acidet nuk guxoni ti përzini me vitamin C pasi që efikasiteti i tyre mund të pengohet, për këtë arsye Dr. Henry rekomandon të përdorni vitamin C në mëngjes dhe acidet e tjera në mbrëmje.