Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse ju duhet nje LED pasqyrë kozmetike!

Cili është dallimi nga një pasqyrë e zakonshme e grimit…

Në emër të kujdesit për vetveten, po ju themi se blerja juaj e ardhshme për rutinën e bukurisë duhet të jetë një pasqyrë kozmetike LED. Sa e ndryshme është ajo nga pasqyra e zakonshme e banjos suaj? Shihni më poshtë se për çfarë bëhet fjalë.

Çfarë është kjo lloj pasqyre?

Në fakt, kjo është një lloj pasqyre me drita të brendshme që ndriçojnë fytyrën tuaj, duke ju lejuar të shihni nuancat e makeup-it dhe fondacionit ashtu siç janë në të vërtetë.

Image may contain: 1 person, selfie and closeup

Ku mund ta bleni këtë produkt?

Kudo nëpër online dyqanet si Shopee, Zalora dhe Lazada në të cilën bëjnë shitje të tilla, apo edhe në dyqane tjera.

No photo description available.

Sa kushton ky mjet kozmetik?

Megjithëse ka një fuqi të madhe dhe tejet dobiprurëse, çmimi i këtij mjeti nuk është fare i shtrenjtë dhe tejet i përballueshëm. Andaj investoni në një të tillë sepse vërtetë ia vlen.

Image may contain: indoor

Sa ua ndryshon jetën ky mjet kozmetik?

  1. Aplikimi i grimit është më i lehtë.

Ndriçimi në këto pasqyra është i butë, por i ndritshëm, kështuqë ju mund shpejtë të dalloni zonat që duhet të përzieni përbërjen, të konturoni apo fshehni me korrektor.

  1. Mund ta mbani kudo me vete.

Harroni për ndriçimin e dobët nëpër restorane apo ambiente tjera. Thjeshtë nxirrni pasqyrën tuaj LED dhe vëreni gjendjen e makeup-it tuaj.

  1. Vijnë në madhësi të ndryshme.

Ju mund të blini pasqyra të mëdha për në banjon tuaj, atë të mesmet për tavolinën tuaj, dhe të voglat për çantën tuaj të dorës!

  1. Duken të mrekullueshme.

LED pasqyrat e makeup-it janë estetikisht të këndshme. Këto mund të bëjnë shikimin tuaj akoma më joshës dhe vijnë me ngjyra të ndryshme që ju mund t’i përzgjedhni sipas dëshirës.