Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja përse duhet të përdorni kremë me përmbajtje të ceramideve!

Ato do të mbrojnë lëkurën tuaj nga gjithçka.

Thuhet që ato kanë përfitime të mahnitshme hidratimi dhe ndihmojnë në zvoglimin e shenjave të plakjes, si linjat e vogla. Dhe ndryshe nga shumë përbërës të tjerë, ceramidet kanë një mori hulumtime që mbështesin këto teori.

Ja se çfarë duhet të dini rreth ceramideve dhe përse duhet të përfshini ato në rutinën tuaj për kujdesin e lëkurës.

Çfarë janë në fakt ceramidet dhe përse duhet ti përdorni ato në lëkurën tuaj?

Lëkura juaj veç më prodhon ceramide dhe ato janë një pjesë e rëndësishme të stratum corneum, shtresa e jashtme mbrojtëse e lëkurës, thot dermatologia Mary L. Stevenson.

“Analogjia që ne zakonisht përdorim është tulla dhe llaç,” thot dermatologu Rajani Katta. Ku qelizat e lëkurës janë tulla, dhe lipidet në mes tyre, ku përfshihen ceramidet, kolesteroli dhe acidet yndyrore, përfaqësojnë llaçin.

Kur kjo strukturë e stratum corneum është mirë, mban hidratimin dhe ndihmon kundër çdo gjëje që mund të irritojë lëkurën tuaj. Kur ajo nuk funksionon si duhet, lejon largimin e ujit gjë e cila shkakton tharje të lëkurës dhe rrit ndjeshmërinë ndaj irrituesve.

Fatkeqsisht, përderisa plakemi, trupi jonë fillon të zvoglojë prodhimin e komponimeve ndërqelizore. Dhe mungesa e tyre apo një raport i gabuar i tyre shkakton sëmundje të lëkurës si: detmatit atopik, thot Dr. Stevenson. Pra nëse ju vëreni tharje, leskërim dhe irritim, kjo do të thot që lipidet ndërqelizore nuk janë në rregull.

Ja se si mund të shtonin ceramidet në rutinën e kujdesit të lëkurës

Nëse ju jeni diagnostifikuar me një gjendje të lëkurës ku një produkt me ceramide është i nevojshëm, ju duhet të bisedoni me dermatologun në fillim. Disa hulumtures thonë që koncentrimi i ceramideve në disa produkte është i ulët për të ndihmuar dhe se koncentrimi më i lartë jep rezultate më të mira.

Ata të cilët dëshirojnë të eksperimentojnë me ceramide, ekzistojnë shumë produkte për fytyrë dhe trup nga të cilat mund të zgjedhni.

Disa produkte madje tregojnë se cilin lloj të ceramides përmbajnë (ceramide 1 ose 3), dhe ka disa që janë unike për lëkurën e njeriut, thot Dr. Stevenson. Por megjithatë, ju nuk duhet të koncentroheni në atë se për çfarë ceramide bëhet fjalë, thjesht zgjedhni produkte që i pëmbajnë ato dhe filloni t’i përdorni.

A ka ndokush që nuk guxon t’i përdor ato? Zakonisht jo, thot Dr. Stevenson dhe Dr. Katta. Madje edhe ata me lëkurë të ndjeshme mund të arrijnë përfitime nga produkte të tilla.

Dhe si gjithmonë, nëse prap keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet e duhura për lëkurën tuaj apo vetëm për ceramidet, bisedoni me dermatologun tuaj.