Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja këshillat si të aplikoni krehjen e duhur të flokëve dhe gabimet që mund t’i bëni!

 Nganjëherë, gjërat që na duken shumë të thjeshta, mund të jenë shumë më të komplikuar. E njejta vlen edhe me krehjen e flokëve. Nëse e bëni krehjen në mënyrë të gabuar mund të vuani nga probleme serioze të flokëve e deri të thyerja apo plasaritja e majave. Por, me një krehër të mirë dhe këshilla nga ekspertët ju mund të mbani flokët të butë, me shkëlqim dhe të shëndetshëm.

Përdorimi i krehërit të gabuar

Femrat shpesh herë bëjnë përzgjedhje të gabuar të krehërve. Ka disa lloje të brushave metalike apo të cilat kanë topa të vegjël rreth krehërit, evitoni këto lloje sepse flokët mund të ngjiten rreth këtyre topthave dhe të shkulen më lehtë. Zgjedhja më e mirë është një krehër i butë apo ndonjë brushë me dhëmbë të shkallëzuar që nuk lejon shkuljen e flokëve.

Nuk i krehni flokët para se t’i lani ato

Nuk i krehni flokët para se t’i lani ato

Jeni duke u kthyer nga shtëpia e shoqës suaj pas një ahengu dasmor dhe mezi prisni që të pastroni flokët me djersë? Mirëpo para se të bëni këë, së pari krehni ato. Shpesh, femrat ashtu me flokë të rregulluar dhe me llak hyjnë drejtë e në dush për t’i larë ato, por kjo e përkeqëson më tepër punën pasi uji mund të bllokojë pjesët e ngrira nga llaku dhe të mos depërtojë uji në to.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të krehërve, por jo të gjithë përdoren për qëllim të njejtë. Një krehër me dhëmbë të gjerë mund të thyejë majat e flokëve dhe t’i dëmtojë ato. Ndërsa një krehër me dhëmbë më të shpeshtë është më i butë për flokët dhe nuk lejon asnjë dëmtim.

T’i krehni flokët në drejtim të gabuar

Shumica e femrave bëjnë gabim gjatë krehjes nga rrënjët deri te majat në flokë të thatë, gjë që krijon më shumë lidhje apo nyje të flokëve duke shkaktuar dëmtime. Ju duhet të filloni disa centimetra nga skajet tuaja duke lëvizzur krehërin te poshtë e më pas duke vazhduar lart rrënjëve më afër kokës. Nëse shkoni nga lart poshtë përtej gjatësisë së flokëve kjo rrit shanset për dëmtim të flokëve.

Aksidentalisht i dëmtoni zgjatjet e flokëve (extensions)

Zgjatjet artificiale të flokëve duhet që të krihen, por që duhet pasur shumë kujdes sepse ato nuk janë mirë të ankoruar sikur pjesa tjetër e flokëve. Femrat, shpesh krehin të gjithë flokët duke i dëmtuar edhe zgjatjet artificiale. Këto zgjatje janë një investim i madh andaj edhe duhet të krihen me butësi.

T’i lani flokët pa vendosur kondicioner më parë

Mbani mend se flokët janë më të brishtë dhe të prirur për dëmtim kur janë të lagësht, gjë që nënkupton se duhet t’i jepni mbrojtje shtesë. Provoni ti lani me kondicioner në mënyrë që të zbuten flokët dhe të jenë në formë të mirë.