Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Ja disa truqe se si të ndriçoni, korrektoni dhe mbuloni çdo gjë!

Nëse ka një produkt pa të cilin nuk mundemi të jetojmë atëherë ai është: korrektori. I bën të gjitha, ai na ndihmon të dukemi më mirë, më të gjallë dhe më të skalitur. Edhe në ato ditët që nuk përdorim grim, prap se prap përdorim pak korrektor për të fshehur ato pikat e padëshiruara.

Gjeni hijen e duhur

A duhet të zgjedhni një hije më të hapur, të njejtë, në mes? Pyetjet rreth korrektorit janë të shumta, por lejoni që profesionistët të ju ndihmojnë. “Nëse dëshironi që korrektori të përzihet me pudrën tuaj për një pamje natyrale, unë ju rekomandoj që të përshtatni ato të dyja në një hije të ngjashme,” thot Ash K Holm. “Dhe nëse dëshironi të përdorni korrektorin për të theksuar, atëher zgjedhni 1 apo 2 hije më të hapura se sa hija e pudrës, theksimi do e tërheq lëkurën dhe reflekton dritën,” shton ajo.

Neve gjithmonë zgjedhim një hije më të hapur për pjesën e poshtme të syve, ndërsa për mbulimin e puçrrave zgjedhni një hije të ngjashme me pudrën.

Gjeni mbulimin e duhur

Mbulimi është një faktorë tjetër i rëndësishëm. Kira Nasrat thot “korrektorët kremoz ju japin një mbulueshmëri më të madhe ndryshe nga ato të lëngët që ju japin një mbulueshmëri më të lehtë.”

Për akne dhe rrathë të errët gjithnjë zgjedhni një mbulueshmëri të plotë, por nëse ju vetëm se dëshironi të ndriçoni apo të barazoni tonin e lëkurës atëher edhe një mbulim i lehtë funksionon.

Mësoni renditjen

Aplikimi i grimit në renditje të duhur ka një ndikim të madh në pamjen finale. Filloni me përgatitjen e lëkurës me primer për të krijuar një bazë të pastër, pastaj nëse dëshironi përdorni një korrektor me ngjyrë, pastaj vazhdoni me një pudër, pastaj korrektori dhe në fund një pudër e thatë. Nëse ju aplikoni korrektorin para pudrës atëher e tëra është e kotë. Mos harroni që pluhuri shkon pas lëngut, pasi që kjo edhe i siguron ato që të qëndrojnë edhe më shumë.

Korrektoni pjesën e poshtme të syve

Mbase keni parë formën trekëndëshe të aplikimit të korrektorit nën sy në Instagram, e cila është e saktë, por ju gjithashtu mund të provoni vetëm posht syve duke zgjatur korrektorin deri në fund të vetullës, gjë e cila ngreh dhe skalit sytë.

Përdorni korrektor për të arritur buzë më të plota

Konturimi i buzëve është mënyra më e lehtë për të arritur iluzionin e buzëve më të trasha me një korrektor me mbulueshmëri të plotë. Filloni me aplikimin e korrektorit në tërë buzët, duke mbuluar vijën e buzëve. Kjo do ju dhurojë një kanavac ku ju do të mund të përcaktoni vijën e re të buzëve.

Për të konturuar hundën

nose contour

Nëse dëshironi që hunda juaj të duket më e hollë, atëher ju duhet të zgjedhni 2 hije më të hapura se ngjyra natyrale e lëkurës dhe të aplikoni atë në 2 anët e hundës. Duke theksuar këtë zonë, ju do bëni që ajo të duket më e hollë.

Përdorni mjetet e duhura

Gjetja e një mjeti të duhur për të aplikuar korrektorin varet nga mbulueshmëria që kërkoni. Nëse kërkoni një mbulueshmëri të lehtë, aplikoni korrektorin dhe përzieni me një sfungjer të njomë. Për më shumë mbulueshmëri, përdorni një brushë korrektori  dhe pastaj përdorni një sfungjer të njomë.

Përdorni korrektor në vend të pudrës

Nëse nuk keni pudër apo dëshironi një përfundim me mbulueshmëri të plotë, përzini pak pudër me korrektorë për një përfundim me mbulueshmëri të plotë. Për një përfundim të lehtë, përzieni korrektorin me hidratuesin tuaj.