Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Idetë më të mira të thonjve për Pranverën 2018!

Arti i thonjve është frymëzimi më i madh për të gjitha femrat dhe vërtetë përmes tyre ju mund të dalloni stilin dhe personalitetin e një femreje. Këtë vit janë paraqitur një mori tendencash si art tre dimenzional i thonjve, detaje me gur, stoli dhe perla, nuancë metalike e shumë e shumë lloje tjera. Pra, nëse jeni gati të përqafoni llojet më të guximshme, ne kemi grumbulluar disa nga idetë më të preferuara të artit të thonjve që do jenë në trend këtë pranverë.

  1. Printe të bukura

Linjat e ndërthurura dhe hapësira e zezë kombinohen për të dhënë një dizajn të gjallë dhe grafik.

  1. Thonj atletik

Në pasarelat e modës, janë vëzhguar modelet të cilat kishin dy vija të bardha sportive në secilin gisht përveç njërit, ku kishte të detajuar logo me shkronjën M me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe.

  1. Thonj me detaje pikash

Një përzierje e pikave të vogla, të mesme dhe të mëdha i japin këtij dizajni të thonjve gjallëri dhe freski, e pse jo duken edhe aq atraktive!

  1. Thonj Art Deco

Nuk mund të zgjedhni ndërmjet dy nuancave të llakut? Mund të provoni dy nuanca të purpurtë apo vjollcë të shtresuar në një formë ‘Art Deco’, kryesisht në mesin e thonjve.

  1. Thonj mat në formë katrorësh

Pse të mos bëni art sikur keni veshur një batanije pikniku në thonjtë tuaj? Ka mënyra të ndryshme si mund të përdorni imagjinatën dhe të luani me ngjyra të ndezura.

  1. Thonj tre-dimenzional

Thonjtë me ngjyrë të zezë dhe copëza kristali të ngjitur duken mjaft joshëse në pasarelat e modës të Phillip Plein 2018.

  1. Thonj me një shirit

Arti i thonjve mund të përfaqësojë gjithçka që keni në imagjinatën tuaj. Pra, përvetësoni manikyrin tuaj duke lyer thonjtë me të bardhë dhe më pas të aplikoni një shtresë të hollë në formë shiriti apo linje të zezë. Detaj shumë i veçantë dhe modest.

  1. Thonj me një kopësht lule

Këtë sezonë është mëse në rregull të vizatoni apo pikturoni art edhe përtej thonjve tuaj, pra në lëkurën përreth. Mund të krijoni një art të mrekullueshëm me detaje florale dhe dukeni sikur keni një kopësht të tërë me lule të freskëta.

  1. Thonj me logo

Artistja e manikyrit Jessica Ëashick ka krijuar art në thonjtë me logon e saj të preferuar Nike në tërë gishtërinjtë e saj. Forma e logos i përshkon dy gishtërinj të kompletuar së bashku dhe duket më atraktive se sa një logo e tërë vetëm në njërin gisht.

  1. Thonj vezullues

Trendi i thonjve vazhdon me ca detaje shkëlqyese apo vezulluese andaj mundohuni edhe ju të krijoni art me këtë detaj fantastik. Bëjeni pamjen tuaj akoma më joshëse duke precizuar një linjë të hollë rreth lëkurës me xixëllimë.

  1. Thonjë me detaje të lehta florale

Ky art i thonjve që duket ssikur po paralajmëron pranverën është një dizajn tipik me lule shumëngjyrëshe e që ju shton gjallërinë në disponimin tuaj.

  1. Thonj me stoli

Ky trend vazhdon të dominojë akoma për këtë vit, është një mënyrë atraktive e artit të thonjve ku mund të shtoni lloje të ndryshme të detajeve përveç llakut, si stoli zbukuruese, aksesor të ndryshëm diamant apo perla vezulluese. Kombinimi i artë me elemente argjendi jep një frymëzim mahnitës.

  1. Thonj me kristale të akulltë

Në pasarelën e modës Naeem Khan, janë vërejtur manikyre me nuancë blu metalike si dhe detaje tredimenzionale me gurë. Këtë manikyr mund ta konsideroni edhe për ditën tuaj të dasmës.

  1. Thonj me motive të viteve të 90-ta

Ky lloj manikyri me nuanca të ngrohta dhe ngjyrave të ndezura na përkujton vitet e 90-ta. Është një manikyr mat që na kujton nostalgjinë e kohërave të shkuara.

  1. Thonj të stilit ‘Punk’ dhe shkëlqim

Në Tom Ford, modelet kanë sfiluar nëpër pasarelat me manikyr të zi në maje të thonjve dhe shtresë vezulluese të artë përgjatë shtratit të thonjve. Është një kombinim i stilit Punk me detaje moderne plot shkëlqim.