Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Hunter Schafer modelon 3 pamje të lehta të grimit të inspiruara nga Euphoria!

Nëse ndonjëher keni shikuar Euphoria për më shumë se 10 sekonda, ju e dini që grimi aty është një gjë e mahnitshme. Hunter Schafer dhe e talentuara Nina Park, janë ata të cilët do ju tregojnë se si të aplikoni 3 pamje të lehta të grimit të inspiruara nga shfaqja.

Ashtu si Jules, Hunter gjithashtu është një artist, por ka një dallim të madh mes aktores dhe rolit të sajë: Jules anon nga pamjet më kreative të bukurisë, përderisa Hunter zakonisht nuk aplikon shumë grim. Hunter, e cila ka modeluar para se të fillonte me aktrim me rolin e sajë në Euphoria, ajo nuk ka një rutinë të zakonshme të lëkurës përpos pastrimit të grimit dhe hidratimit të lëkurës, gjë e cila është për tu patur zili.

Pamja e 1: Hije e gjelbër neoni

Nina aplikon hije neon të gjelbër në pjesën e brendshme dhe të jashtme të syve të Hunter me anë të një brushe të vogël. Ajo gjithashtu shton pak ngjyrë në qepalla por mesin e lë të pastër nga ngjyra.

Pamja e 2: Hije e kaltër

Pamja e dytë është me hije të kaltër, ku ajo përdor një hije tirkizi të tejdukshme si një bazë në qepalla si dhe përfshin hije roze dhe portokalli.

Pamja e 3: Hije lavande

Pamja e fundit është pamje e syve me hije lavande. Nina përzien 3 hije të ndryshme të ngjyrave për të krijuar vjollcen e përsosur dhe pastaj përdor një shkëlqim të tejdukshëm për t’ju dhënë një pamje të njomë dhe me shkëlqim.