Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Humbja e flokëve tek femrat: Çfarë është normale e çka jo!

Në shoqërinë tonë, plakja është bërë gjë aq e keqe saqë shumë femra mundohen me çdo kusht që ta evitojnë. Ditët e plakjes së madhërishme janë zëvendësuar me termine për injektime të kimikateve dhe netë me krema kundër mplakjes.

Në çdo rast, humbja e flokëve është një pjesë përbërëse e plakjes dhe është mjaft trishtuese si fenomen. Por, si do mund të themi se jemi duke humbur më shumë flokë sesa duhet, apo se jemi duke u shqetësuar pa nevojë?

Dr. Ava Shamban, një dermatologe në Beverli Hills dhe autore e “Shëroni lëkurën tuaj” na ka ofruar ndihmë duke u përgjigjur në pyetjet tona më poshtë.

  1. Sa herët do të mund femrat të vërejnë humbjen e flokëve?

Femrat mund të vërejnë humbjen e flokëve në secilën moshë, përfshirë edhe adoleshentet dhe më të moshuarat. Humbja e flokëve mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm, përfshirë hormonet, stresin, humbjen e peshës, dietën ekstreme, barërat dhe gjendja mjekësore. Humbja e tepërt e flokëve mund të jetë nga sëmundja e tiroideve, anemia apo gjendje autoimune, andaj konsultohuni me mjekun.

  1. A humbim në të vërtetë flokë derisa plakemi apo jemi vetëm paranojakë?

Si pjesë e proçesit natyral të plakjes, është normale që lëkura, flokët dhe thonjtë të bëhen më të brishtë dhe të thatë. Është me rëndësi që të mirëmbani barrierën e lagështisë në lëkurën tonë duke përdorur keramide dhe duke pirë sasi të mjaftueshme të ujit. Disa humbje të flokëve mund të ndodhin edhe në kohën e menopauzës.

  1. Si mund të tregoni se keni humbur flokë më tepër se mesatarja?

Një test i thjeshtë tek dermatologu do ju tregojë nëse jeni duke humbur më tepër flokë sesa duhet.

  1. Sa flokë humbë në ditë mesatarisht personi normal?

Është normale të humbim 100 deri 120 fije floku në ditë, në mesatare kemi rreth 100,000 rrënjë flokësh.

  1. Sa është përqindja e femrave që kanë probleme me humbjen e flokëve?

Përafërsisht 75% e femrave do të kenë probleme me humbjen e flokëve, në ndonjë periudhë të jetës së tyre.

  1. A ka ndonjë këshillë për ruajtjen e flokëve?

Dietë e baraspeshuar me karbohidrate, yndyrë dhe proteinë, promovon lëkurë, flokë dhe thonjë të shëndetshëm. Për humbje të flokëve, Biotin 5000 mcg mund të ndihmojë si supement për ushqimin e flokëve.