Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Hiqni 10 vite plakje nga fytyra për 10 minuta!

Nëse themi se ju mund të hiqni 10 vjet nga fytyra tuaj për 10 minuta, a do të na besoni? Epo, është e vërtetë! Meqë është e rëndësishme të keni një rutinë të rregullt të kujdesit të lëkurës në vend, ka gjëra të thjeshta që mund t’i bëni me grimin i cili do të gjallërojë dhe hollon fytyrën tuaj, duke ju bërë më të freskët dhe më të rinj.

Konturoni fytyrën para aplikimit të bazës

Konturoni fytyrën para se të aplikoni bazën. Kjo krijon një pamje natyrale. Përderisa aplikoni bazën, sigurohuni që të përdorni lëvizjet ‘ledhatuese’ për të vendosur butësisht produktin pa e prishë konturimin. Përdorni një bazë të lehtë si  që ofron mbulim të dukshëm, duke lejuar që konturet e poshtme të duken akoma.

Image result for pupa antitraccia

Konturimi për ngritjen e mollëzave të faqeve

Sekreti për t’u dukur më të rinj është definimi i mollëzave tuaja. Kjo ‘tërheq’ fytyrën tuaj lart dhe jashtë, duke ju dhënë një gjallërim të fytyrës. Përdorni një bazë që është dy nuanca më e errët se teni juaj natyral i lëkurës dhe shtrijeni atë vetëm në gropëzat e faqeve tuaja, (pilërisht poshtë mollëzave tuaja). Zbutni faqet tuaja dhe aplikoni nuancën e konturimit vetëm në gropëzat e faqeve, dhe të mos e zgjatni deri te linjat e flokëve. Gjithashtu, mbani një largësi prej dy gishtave nga hunda juaj.

Image result for REVOLUTION ULTRA CONTOUR kit

Skuqja

Truku i vjetër është akoma më i miri. Vetëm buzëqeshni në pasqyrë dhe aplikoni skuqës në pjesën më të plotë të faqeve tuaja dhe përzieni lart dhe jashtë. Kjo ‘gjallëron’ fytyrën. Ne na pëlqen Bourjois Blush Joues që shton një shkëlqim të hollë në faqe.

Image result for BOURJOIS BLUSH JOUES 32

Eyelineri dhe maskara

Aplikoni eyeliner apo laps vetëm në skajet e jashtme të syve tuaj në vijën e sipërme dhe të poshtme të qepallave për t’i bërë sytë tuaj të duken më të gjërë. Aplikoni mjaft maskarë për t’i hapur sytë. Ne na pëlqen Rimmel London Extra 3D Lash Mascara, Extreme Black e cila i jep vëllim dhe ngjyrë intensive qerpikëve tuaj.

Image result for rimmel 3d lash mascara

Formoni vetullat tuaja

Një mënyrë tjetër e thjeshtë për t’i dhënë fytyrës një “ngritje” është të kuptoni se cila formë e vetullës më mirë i përshtatet fytyrës suaj. Sigurohuni që ta mbushni vetullën tuaj dhe të përcaktoni harkun. Përdorni një sasi të vogël të theksuesit vetëm poshtë harkut për t’i ngritur ato edhe më shumë.

Image result for revolution brow pomade