Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Hiperpigmentimi – shkaqet, simptomet, llojet dhe trajtimi i tyre!

Shumica e femrave kan pigmentim të lëkurës, sidomos në të 30-tat. Kjo ndodh përshkak të prodhimit të tepërt të melaninës. Por nganjëherë, prodhimi i melaninës çrregullohet dhe kjo rezulton në njolla të errëta. Gjithashtu e njohur si hiperpigmentim, ky problem i lëkurës është paksa i vështirë për tu kontrolluar. Por jo që nuk mund të arrihet. Si mund ta arrini këtë, ju mund të mësoni në vazhdim.

Çfarë është hiperpigmentimi? Si e fitoni atë?

Hiperpigmentimi është një çngjyrësim i lëkurës, i cili rezulton në njolla të errëta. Zona e ndikuar duket më e errët se sa pjesa e mbetur e lëkurës. Kjo përkeqësohet gjat ekspozimit në diell.

Hiperpigmentimi është një term i gjërë. Çngjyrësimi i lëkurës i shkaktuar nga njollat e akneve, pikat në fytyrë të cilat janë shëndrruar në pika dielli, apo errësim i lëkurës, shkaktuar nga gjendje si psoriaza dhe ekzema, të gjitha hyjnë në hiperpigmentim.

Të gjitha këto probleme të lëkurës nxisin prodhimin e melanocitit (qeliza që formojnë melaninën) dhe kjo rritë prodhimin e melaninës në lëkurë. Melanina e tepërt hidhet në nivelet më të thella të lëkurës duke shkaktuar hiperpigmentim. Dhe kur këto njolla ekspozohen në diell, ato përkeqësohen edhe më shumë.

Hiperpigmentimi mund të zhvillohet nga disa arsye dhe disa shenja e simptome specifike.

Hiperpigmentimi: Shkaqet, llojet dhe shenjat të cilat duhet ti kërkoni

Hiperpigmentimi është i ndarë në 3 lloje kryesore, varësisht shkaqeve:

Melazma

1. Melasma

Ky është një lloj i hiperpigmentimit i cili është i zakonshëm tek femrat, sidomos tek ato me ton më të errët të lëkurës. Ky çngjyrësim i lëkurës zakonisht ndodh në pjesë të ndryshme të lëkurës si balli, hunda ose mbi buzë. Dhe kjo është arsyeja se pse melazma është e vështirë të trajtohet. Trupit tuaj i ndodhin ndryshime hormonale gjatë shtatzanisë ose kur pranoni kontraceptiv oral ose gjatë terapive hormonale, dhe kjo rritet kur jeni të ekspozuar në diell. Nganjëherë largohet kur hormonet janë të normalizuara.

Simptomet:

  • Njolla kafe në lëkurë
  • Zakonisht në fytyrë
  • Njollat janë simetrike
  • Ato zakonisht shfaqen në ball, mjekërr, mollëza dhe në urën e hunës, gjithashtu mund të shfaqen edhe në qafë dhe parakrah

Hiperpigmentim post-inflamator

2. Post- Inflammatory Hyperpigmentation (PIH)

Kjo rezulton nga ndonjë traumë apo inflamacion i lëkurës si: psoriaza, ekzema dhe aknet. Këto probleme të lëkurës rrisin prodhimin e pigmenteve, duke shkaktuar njolla të errëta. Kjo mund të ndodh tek të gjitha llojet e lëkurës, por rrezik më të madh kanë ata me tone më të errëta.

Shenjat dhe simptomet

  • Njollat e pigmentuara zakonisht ndodhin në zona ku inflamacioni ka ndodhur
  • Pigmentet shfaqen pasi që inflamacioni apo shkaku të ketë kaluar
  • Njollat janë në ngjyrë të zezë apo kafe e hapur
  • Kur ekspozohen në diell, njollat errësohen

Dëmtime nga dielli apo pikat e diellit

3. Sun Damage Or Sunspots

Ekspozimi i tepërt në rreze të diellit është shkaku i zakonshëm që njerëzit zhvillojnë hiperpigmentim. Pikat zakonisht janë me ngjyrë kafe të hapur dhe shfaqen në fytyrë, qafë, gjoks dhe duar, që zakonisht janë të ekspozuara në rreze UV. Njerëzit që kanë tone të hapura dhe të mesme të lëkurës zhvillojnë pika dielli si dhe ato mund të errësohen gjat ekspozimit të vazhdueshëm në diell.

Si të trajtoni hiperpigmentimin

How To Treat Hyperpigmentation

Ilaçe topikale

Dermatologu shpesh sugjeron ilaçe topikale dhe përbërës kimikal për të ndriçuar njollat, si:

  • Hydroquinone (2%)

Kjo është shumë efektive në zvogëlimin e hiperpigmentimit si dhe parandalon çngjyrësimin e mëtejshëm. Ky ilaç nuk përdoret nga shtatzënat.

  • Acid Retinoik (Tretinoin)

Që të dyja: qëruesi dhe kremat me tretinoin veprojnë në njolla të errëta në mënyra të ngjashme. Të dyja zbërthejnë pigmentet e melaninës dhe ndriçojnë njollat.

  • Acid Kojik

Ky agjent zbardhues nuk është helmues (ky acid merret nga vaji i palmës) dhe jep rezultate të kënaqëshme kur është fjala për ndriçimin e njollave të errëta dhe në parandalimin e mëtutjeshëm të tyre.

  • Dimetilmetoksi Kromanil Palmitate

Ky agjent ndriçues është një zgjedhje e sigurt dhe efektive në trajtimin e pigmentimit.

Tretmane të tjera

Ekzistojnë procedura të ndryshme faciale që dermatologu mund të performojë në lëkurën tuaj për të trajtuar hiperpigmentimin.

  • Mikrodermabrazion

Kjo është një proces ku shtresa më e lartë e lëkurës largohet me anë të një mjeti. Për të arritur rezultatet e dëshiruara ju duhet të mbani disa seanca.

  • Trajtimi me lazer

Ky proces përdorë rreze drite për të larguar një sipërfaqe të lëkurës. Tretmani me lazer mund të jetë: ablativ( ku bëhet largimi i shtresave të lëkurës) ose jo-ablativ (ku bëhet nxitja e kolagjenit dhe shtrëngim i lëkurës).

Si mund ta parandaloni hiperpigmentimin?

Ways To Prevent Hyperpigmentation

  • Mos harroni të përdorni kremë kundër diellit
  • Mundohuni t’i shmangeni diellit
  • Ndjekni një rutinë të mirë për kujdesin e lëkurës