Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Hijet e syve me xixëllimë janë në trend për këtë vjeshtë!

Në pistën e Valentino për vjeshtë 2019, Pat Mcgrath shtoi pamje grafike të hijeve me ngjyra vibrante të xixëllimave.

Pista e Valentino vjeshtë 2019 u shëndrrua në një ylber nga ngjyrat e shumta, teksturat dhe siluetat. Drejtori kreativ Pierpaolo Piccioli u fokusua në pallto të mëdha luleje dhe pantollona të shkurtër, pallto me pupëla me ngjyrë pasteli si dhe fustane elegante përplot dramë si në prite, volum dhe strukturë.

Dhe si do të ishte mënyra më e mirë e përfundimit të koleksionit përpos që të mbush fytyrat e modeleve me vetulla me xixëllima? Grimeri Pat Mcgrath, i cili ka një prirje për krijimin e pamjeve ekstreme të bukurisë për Valentino në veçanti, shtoi hije xixëlluese me ngjyra vibrante në vetullat e modeleve, të cilat ishin të stërmbushura për një efekt dramatik. Ai gjithashtu vijëzoi pjesën e sipërme dhe të poshtme të qerpikve me laps të zi. Pjesa e mbetur e fytyrës ishte pa grim dhe natyral, me një pamje të njomë mbi harkun e buzëve, mollëza dhe hundë. Buzët gjithashtu kishin një pamje natyrale.

Pjesa më e mirë, vetullat me xixëllimë përshtateshin me veshjet e modeleve, një trend të cilin keni mundur ta shihni edhe tek Schiaparelli vjeshtë 2019.

Stilisti Guido Palau krijoi pamje elegante të flokëve me mini gërsheta, pamje e cila u inspirua nga folklori, thot Palau. Stili i flokëve thjeshtësonte pamjen ekstreme të grimit.

Model wears glitter on brows for Valentino Fall 2019 Couture show

Image result for Valentino's fall 2019 couture show makeup

“Pamja e flokëve ishte Valentino e pastër me pak inspirim nga të 60-tat.”

“Krijoni një mes të pastër dhe shtoni 2 mini gërsheta në 2 anët e kokës, pastaj mblidhni flokun në një bishtalec në bazë të qafës, duke mbuluar flokun nën to. “Nëse floku nuk është mjaftueshëm i gjatë, atëherë përdorni disa zgjatje të flokëve për të mbështjellur bazën.”

Është e qartë: hijet me shkëlqim nuk do të përfundojnë asnjëher. Megjithatë, aplikimi i tyre në formë grafike menjëher nën vetulla, mbase është mënyra më e mirë që e kemi parë si një rifreskim i trendit. Për një pamje më të butë, ju gjithashtu mund të përdorni një hije neutrale ose pa xixa menjëher nën vetulla. Krijimi i McGrath nënkupton se jo me doemos duhet të ndjekim rregullat, ndonjëher mund të lozim me grim dhe të shprehim kreativitetin tonë.