Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Hija vjollce e errët – hija e cila po përdoret në çdo kënd!

Këtë vit Met Gala na ka ofruar inspirime të pafundme të bukurisë, nga qerpikët artificial të tepruar të Gigi Hadid dhe Lady Gaga në bishtalec të zbukuruar me miliona aksesorë si Ashley Graham dhe Janelle Monae. Një trend të cilin e kemi parë gjatë tërë natës ishte ngjyra vjollce si hije e syve, ngjyrë e cila dukej shumë bukur në të gjithë ato.

image

Jennifer Lopez po printe si kryesore me një pamje të syve të fokusuar. Flokët e saja të bukura dhe të gjata ishin të mbuluara me një mbulesë koke dramatike përplot me gurë, dhe e gjithë vëmendja ishte në sytë e sajë. Grimeri Scott Barnes krijoi pamjen metalike të gurit të çmuar ametist për të ju përshtatur gurit të çmuar në qafën e sajë.

image

Lily Collins dukej si një Priscilla Presley e ditëve të sotshme me stilin e flokëve të fryra lartë, por ishte hija vjollce gjallëruese e cila e bëri pamjen e sajë të dallohet nga të tjerët. E pigmentuar dhe e ndritshme, pamja ishte krijuar nga Fiona Stiles, ku ajo përdori paletën e Lancome Color Design 5 Shadow&Liner në ngjyrën Lavander Grace.

The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion - Arrivals

Dua Lipa gjithashtu zgjodhi  të theksojë sytë e sajë me ngjyrë vjollce, por në vend se të përdorë hije të syve, ajo zgjodhi një liner grafik me xixa në pjesën e poshtme të syrit si dhe në qepalla.

The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion - Arrivals

Liza Koshy ishte njëra nga të parët të cilët ecën në tapetin e kuq si dhe një e preferuar falë pamjes eksperimentale të bukur. Hija e saj e Pat McGrath Labs nga Sam Visser nuk mundej të mos kapte vëmendjen tonë – një pamje e syve të tymosur mund të mos shihet ndonjëher, por jo kur është me ngjyrë vjollce të ndriçuar.

image

Deepika Padukone gjithashtu kishte përdorur këtë hije të syve, me anë të një maje të tepruar të liner-it. Grimerja Sandhya Shekar shtoi pak shkëlqim të akullt në këndet e brendëshme për të kompletuar pamjen.

U kuptua, kjo hije mbretërore po mbizotëron dhe po i lejon njerëzve të aplikojnë pamje shumëngjyrëshe.