Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

“Highlighter” vs “iluminator”: A e kuptoni dallimin?

Nëse keni menduar se highlighter-ët dhe iluminatorët janë të njejtë, keni gabuar njejtë sikurse ne derisa e kuptuam se janë dy gjëra të ndryshme nga njëra tjetra. Që të dyja bëjnë fytyrën të shkëlqejë mirëpo në mënyra të ndryshme. Nëse ende jeni të hutuara, vazhdoni me leximin e artikullit që të kuptoni dallimin mes tyre.

Highlighters help emphasize certain areas

Highlighter-ët ju ndihmojnë në theksimin e pjesëve të caktuara

Nëse keni strukturë të mirë të eshtrave apo nëse dëshironi të theksoni disa pika në fytyrën tuaj, highlighter-i është produkti i duhur. Highlighter-i është për pjesët në të cilat drita godet natyrshëm.

Illuminators bring overall radiance to your skin

Iluminatorët i sjellin shkëlqim lëkurës suaj

Nëse mendoni se lëkura juaj duket pa shkëlqim dhe pa jetë, një iluminator është përgjigja e duhur. Iluminatori i sjell shkëlqim lëkurës.

Highlighters are always lighter in colour

Highlighter-ët kanë ngjyrë më të zbehur

Janë në dispozicion disa hajllajterë me ngjyra mirëpo highlighter-i zakonishtështë një nuancë më i hapur se baza e makijazhit. Preferohet në ngjyrë shampanjë apo të artë, ngjyra që sjellin shkëlqim në vendet e dëshiruara.

Illuminator s have a hint of glimmer

Iluminatorët kanë një grimë ndriçimi

Iluminatorët mund të përzihen me baza/primerë- produkte bazë që aplikohen në fytyrë për të arritur një ndriçim të përgjithshëm.

Highlighters are more intense

Highlighter-ët janë më të fortë

Highlighter-ët janë më të fortë andaj duhet që të pastroni produktin e tepërt nga brusha pasiqë nuk dëshironi të keni shkëlqim të tepërt.

Illuminators lend a subtle glow

Iluminatorët shtojnë ndriçimin e butë

Pasi iluminatorët përzihen me produktin bazë, i japin një ndriçim të butë lëkurës suaj.