Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Haute Couture stoli të çmuara – Një gjeneratë e re e stolive!

Në kohën e festave të mëdha përvjetori në shtëpitë e trashëgimisë si Boucheron, De Beers dhe Carties, këtë vit shënojnë një moment historik në botën e stolive të çmuara, me Buccellatin i cii feston 100 vjetorin e tijë dhe Piaget 145 vjetorin e tijë.

Prap se prap, e tërë vëmendja shkoi tek Place Vendome: ku Gucci u paraqit në skenë me një përzierje të stileve dhe gurëve. Më kryesorja: ngjyra të inspiruara nga shkretëtira, një varg i mineraleve të thjeshta që zakonisht nuk lidhen me stoli të çmuara, si dhe një renesancë e gurëve në formë loti.

Gucci

Koleksioni i parë i stolive të çmuara i shtëpisë Gucci quhet Hortus Deliciarum – Një kopsht i kënaqësive – pas një dorëshkrimi të shekullit 12. Prap se prap, ekspozita e stolive ishte e përsosur duke prezantuar veçantinë e Alessandro Michele në gurë të përmbledhura në një trazirë të florës, faunës dhe simboleve klasike të dashurisë, shembull: shigjeta e Kupidit.

Cartier

 

Cartier shfaqi një koleksion në të cilin ai kombinoi diamante dhe smeralde me safir, opal, diamant roze dhe morganite.

Boucheron

Shtëpia e parë që u shfaq në Place Vendome ofroi një koleksion të quajtur Paris As Seen From #26. Shumë stoli kishin formën e vetë Place, duke përfshirë unazën Duo me 2 gurë smerald me mbi 31 karat secila.

Ana Khouri

 

Natyra dhe misteri i sajë ishin një inspirim i shpeshtë në pistë. Ana Khouri thot se: “Puna ime është një mënyra se si unë komunikoj harmoni, se si gjej vendin tim dhe si të jem prezent aty.”

De Beers

 

Koleksioni i quajtur Portraits of Nature ishte koleksioni më i gjatë që De Beers shfaqi, koleksion përplot ngjyra dhe teksturë.

Buccellati

 

Shtëpia Italiane festoi përvjetorin e 100të me një koleksion të ri ku përfshihej edhe karfica Gotico – një tributë për rozetat që gjenden në katedralen gotike, në ari të bardhë dhe të verdhë me 249 diamante.

Louis Vuitton

 

Pas 2 sezonave pushimi, Louis Vuitton zbuloi koleksionin e tijë të parë të stolive të çmuara nga Francesca Amfitheatrof, një drejtoreshë e re artistike për stoli dhe ora.

Piaget

 

Për përvjetorin e 145të, Piaget prezantoi koleksionin e inspiruar nga shkretëtira të quajtur Golden Oasis që u veçua nga qaforja Golden Hour.