Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Hijëzoni flokët me hije të syve!

Duhet të pajtoheni se nuk ka ndryshim më të madh të flokëve se ngjyrosja e tyre. Përderisa duhet të jeni e guximshme që të zbardhoni flokët, lajmi i mirë është se trendi i fundit i flokëve është hijëzimi që e bën të njejtën gjë pa shkaktuar dëmtime.

What is hair shadowing?

Çka është trendi i hijëzimit të flokëve?

Kjo teknikë e ngjyrosjes së flokëve përdor hijëzim për sy që të ngjyrosë flokët përkohësisht andaj e anashkalon çdo dëmtim të mundshëm që mund të shkaktohet nga zbardhimi. Nëse dëshironi që të inkuadroni theksime të ngrohta rozë në rrënjë apo dëshironi që fijet anësore të jenë në një të kaltër vetëm për ca ditë, është e mundshme me anë të kësaj teknike të hijëzimit të flokëve.

How is it done?

Si bëhet?

Stilistja e juaj  do të përdorë hijëzim të syve varësisht se cilën ngjyrë të flokëve e dëshironi, është njejtë sikurse të përdorni shkumës në flokë. E fërkoni ngjyrën në rrënjë dhe kur dëshironi që të forconi ngjyrën duhe të krehni e më pas të përdorni sprej për flokë që të mbyllni ngjyrën. Nëse ngjyra është tepër e zbehtë atëherë mund  vazhdoni me krehje.

Who is it targeted towards?

Kë e shënjestron ky trend?

Përderisa mund të ngjyrosni ngjyrën në nuanca të gjalla, hijëzimi i flokëve është i shkëlqyer për të krijuar një efekt të rrënjëve dhe të hijëzimit që i errëson shtresat e hapura. Është ideale nëse kërkoni ndryshim sezonal të flokëve pasiqë hijëzimi i flokëve është i lehtë dhe kërkon mirëmbajtje minimale.