Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Pajisjet e flokëve që duhet t`i posedoni!

Të gjithë ne kemi dëshirë të rregullojmë flokët, qoftë t’i bëjmë të drejta apo t’i dredhojmë. Sigurisht që stilizimi me nxehtësi shkakton dëme tek flokët mirëpo në raste të caktuara është i vetmi shpëtim. Ja lista e pajisjeve të flokëve që duhet t`i posedoni…

Pjaster i rrafshët për flokë

A nuk i xhelozoni modelet me flokë të drejta? Vetëm një pjaster mund ta bëjë një gjë të tillë. Për flokë të valëzuara përdorni pllaka nga qeramika ndërsa për flokë dredha përdorni pllaka titaniumi që ngrohen më shpejtë.

A flat straightening iron

Pjaster i dhëmbëzuar për flokë

Dhëmbëzimi i flokëve është bërë një trend i ri së fundmi andaj ju duhet ky produkt.

Crimping iron

Stilues për valë plazhi

Nuk ka gjë më joshëse se flokë me valë plazhi. Ky hekurosës me tre cilindra do e bëjë mu atë gjë.

Beach waves curling brush

Stilues i thjeshtë

Vajzat me flokë të drejta ëndërrojnë për flokë kaçurrela. Tani këtë mund ta arrijnë në pak minuta me ndihmën e këtij produkti. Masha do ju ndihmojë në rregullimin e kaçurrelave të buta apo të ngushta.

Simple curling iron

Tharëse

Tharëset janë një nga gjërat më të rëndësishme të stilizimit të flokëve. Nëse jeni një person që udhëton shpesh, jua preferojmë një mini-tharëse për përdorim të përditshëm.

Blow dryer

Krehër brushë

Nëse dëshironi të drejtoni flokët në shpejtësi, atëherë përdoreni brushën për flokë. Produkt ideal për vajzat përtace.

Hot brushes