Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Grimi i stilit të lartë dhe plot shkëlqim!

Vera është koha e përkryer për të shmangur errësinë dhe për t’u bashkuar me revolucionin e shkëlqimit. E ndritshme në peshë, e butë në cilësi dhe e lehtë për ta aplikuar, bëhuni gati për të shtuar pak shkëlqim. Frymëzuar nga trendet e shkëlqimit që kanë qenë në nivel, ju sjellim grimin që është i stilit të lartë dhe plot shkëlqim – gjithçka që ju nevojitet për të përsosur shkëlqimin tuaj natyrorë.

Jepni lëkurës suaj më shumë lagështi

Jepni lëkurës suaj llojin e duhur të ushqimit dhe ajo do t’ju falënderojë me shkëlqim. Kremi L’Oreal Hydra Expert Hydrating Care me bazë xheli vjen me një lustër të lehtë të mbushur me minerale të ujit të akullnajave i cili ushqen dhe hidraton lëkurën tuaj, duke e bërë atë të duket me shkëlqim dhe të freskët për orë të tëra. Për ta përdorur, merrni produktin me gishta, aplikoni pika të kremit në të gjithë fytyrën dhe masazhoni në lëvizje rrethore derisa të absorbohet.

Related image

Jepni flokëve shkëlqim

Për një pamje që është e lartë në stil dhe sofistikim, propozojmë t’i spërkatni flokët me sprej hidratues dhe plot shkëlqim Magic Arganoil Bi-Phase light conditioner- Nook. Për të krijuar një shkëlqim të lehtë dhe një qëndrueshmëri të butë afatgjate, spërkatni  hidratuesin e ndritshëm në mënyrë të barabartë mbi flokët e thata dhe me brushë shpërndajeni produktin.

Image result for magic argan oil nook

Ndjeni buzët me një aluzion të ndriçimit

Këtë verë, mbani gjërat të freskëta me produkte për kujdesin e lëkurës me bazë uji për të hidratuar lëkurën dhe një shkëlqyes për buzë të përsosura. Bell Secretale shiny lip gloss do të hidratojë buzët duke i dhënë atyre një shkëlqim të lartë dhe një përfundim të freskët. Artistja e kozmetikës e mirënjohur ndërkombëtarisht dhe eksperte e bukurisë,Natasha Nischol thotë, “Kjo gamë kozmetike dhe produkteve për kujdesin e lëkurës është projektuar në mënyrë të tillë që cilësia e saj e lehtë dhe e butë e thekson shkëlqimin natyror të lëkurës suaj”. Për ta përdorur – një aplikim i butë është e tëra që ju nevojitet për sfilatën me buzë të shkëlqyera.