Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjithçka që duhet të dini rreth tretmanit të flokut “fenirim Brazilian”!

Në Instagram keni patur mundësinë të ndëgjoni dhe të shihni fotografitë me pamjet para dhe pas fenirimit. Për disa, fenirimi Brazilian është bërë i njohur për cilësitë e tija transformative, duke eliminuar nyjet dhe duke promovuar shkëlqimin. Ekzistojnë disa tretmane të ngjashme që kanë kopjuar emrin, për këtë arsye para se të merrni një, sigurohuni që jeni duke marrë fenirimin Brazilian origjinal.

Për të na ndihmuar rreth miteve që po qarkullojnë rreth fenirimit Brazilian, ne pyetëm stilisten Jennifer Matos nga New York për të na treguar rreth tretmanit për drejtimin e flokut.

“Funksionon në pothuajse çdo lloj të flokut dhe teksture, madje edhe në flokë të holla,” thot ajo. “Sidomos në ditët e verës kur lagështia ndikon tek të gjith, mund të ndryshoj gjithçka, si dhe puna me flokun do jetë shumë i lehtë.”

Çfarë është fenirimi Brazilian?

Fenirimi Brazilian, tretman i flokut, është një formulë e lëngët me keratinë që kapet në flokun tuaj për të krijuar një shtresë mbrojtëse në çdo qime, duke eleminuar kaçurrelet, duke mbyllur kutikulën dhe duke i mbrojtur ato kundër çdo dëmi nga jasht. Tretmani i lëmimit nisi në Brazil, si dhe përdor përbërës të vendit duke përfshirë: camu camu, fara annatto si dhe fruta açai. Pas përfundimit të tretmanit, floku juaj do hidratohet, nuk do ketë kaçurrele si dhe rezistent ndaj nxehtësisë – dhe të mos flasim për shkëlqimin marramendës që do fitojë.

Ku dallon nga tretmanet e tjera me keratinë?

Edhe pse rezultatet e të dyjave janë të ngjashme, fenirimi Brazilian ka një formulë të butë e cila mund të krijohet në bazë të llojit tuaj të flokut. Pasi që të ketë përfunduar tretmani me keratinë, ju nuk do të keni edhe shumë mundësi,” thot Matos. “Ju nuk do të mund të kapni ato në bishtalec, nuk do mund ti stilizoni si dhe nuk do të mund ti pastroni ato 3-4 ditë pas tretmanit. Me fenirimin Brazilian, stilisti e kryen procesin, i pastron ato dhe voila.

A do i drejtojë floktë në tërësi?

Jo, vetëm nëse ju dëshironi. Stilisti juaj do e mbyll tretmanin me rrëshqitjen e një pjastre 450 shkallë në flokun tuaj, dhe sa më shumë që stilisti përdorë pjastrën aq më shumë floku drejtohet.

“Nëse dëshironi të mbani flokun e dredhuar, por vetëm dëshironi të lëmoni ato, kjo do e mundësojë këtë dëshirë. Vetëm që mos harroni t’i tregoni stilistit saktësisht se çfarë dëshironi, dhe ata do të përgatisin tretmanin që do e ruaj teksturën e flokut tuaj ose t’i lëmojë ato,” spjegon Matos.

Related image

Qëllimi kryesorë është lehtësimi i punës me flokë, por kujtoni që nëse keni flokë kaçurrele natyrale, ato nuk do të mund të drejtohen shumë, ju prap do të keni trupin e plotë voluminoz të flokut me valë nëse i thani ato por një gjë e mirë është se nëse deri më tani keni vonuar 30 minuta derisa i keni tharë floktë me tharëse, tani do ju merr vetëm 15 minuta për ti tharë.

A është i sigurtë?

Matos konfirmon që tretmani është i sigurtë në çdo lloj të flokut, dhe faktikisht ndihmon në përmisimin e shkëlqimit si dhe nivelet e hidratimit. “Të gjithë brengosen përshkak të prezencës së formaldehidit në formulë, por në fakt, nuk ka më shumë formaldehid në formulë se sa në llakun tuaj të thonjve,” ajo thot. “Përmban një sasi të vogël, por gjithsesi, ashtu si procesimet tjera me kimikate, gjithnjë ka reaksione zinxhirore të lidhjes së tretmanit me flokun tuaj.” Situata e vetme ku dëmi shkaktohet është kur stilisti përdor temperaturë shumë të lartë të pjastrës, për këtë arsye, mos harroni t’i tregoni stilistit nëse floku juaj nuk i bën ball temperaturës së lartë.

Sa zgjat tretmani?

“Në përgjithësi, procesi zgjat rreth 1 deri 1 orë e gjysmë,” thot Matos. “Koha më e gjatë që kam vonuar me fenirim Brazilian ka qenë rreth 2 orë, e tëra varet se sa flokë ka klienti dhe sa të trasha janë.” Stilisti juaj do fillojë me pastrim të tyre me shampo nga 3-4 herë, deri sa të largojë të gjithë produktet që i keni përdorur dhe të krijojë një bazë per tretmanin në mënyrë që të kapet. Duke i ndarë në pjesë, formula e fenirimit Brazilian do aplikohet nga rrënja në maje dhe pastaj të thahet me tharëse. Një pjastër me temperaturë 450 shkallë do e mbyll tretmanin në flokë, dhe pastaj përsëri kthehet në shampo për të pastruar tretmanin, duke pasuar me një maskë zbutëse. Si përfundim, floku përsëri do të thahet me tharëse.

Image result for brazilian blowout before and after

Sa zgjasin rezultatet?

Nëse nuk përdorni shampo të cilat përmbajnë sulfate dhe klor, tretmani do ju zgjasë rreth 3-5 muaj – mbase edhe më gjat nëse nuk pastroni flokun shpesh.

Pasi që tretmani të është larguar, floku juaj do kthehet në gjendjen natyrale. “Do filloni t’a vëreni që po përfundon tretmani rreth linës së flokve,” thot Matos. “Kjo është shenja e parë që do ju duhet të përsërisni tretmanin.” Edhe nëse nuk e rifreskoni tretmanin menjëher, nuk do të ketë një linjë e cila tregon dallimin në mes flokut të trajtuar më herët dhe flokun e ri, përkundër metodave të tjera për drejtimin e flokut.

Çfarë nëse floku është i ngjyrosur?

Fenirimi Brazilian është tërësisht i sigurtë nëse aplikohet në flokë të ngjyrosura, thot Matos, dhe pasi që të është mbyllur në flokun tuaj, ka mundësi që floku juaj të mbajë ngjyrën edhe më gjatë. “Kemi pasur klient që kanë ngjyrosur flokun dhe kanë vazhduar me fenirim Brazilian në të njejtën ditë, dhe kjo do ishte koha më e përsosur pasi që kutikulet veçmë janë të hapura nga ngjyra,” tregon Matos. “Nëse do e bëni këtë, mos harroni t’i tregoni teknikut të ngjyrës pasi që aplikimi i tretmaneve të një pas njëshme do e ndriçojë ngjyrën.”

Çfarë duhet të bëjë pas tretmanit?

Përkundër rutinës pas tretmanit me keratinë, me këtë tretman ju nuk do keni ndalesa për asnjë gjë që dëshironi ta bëni pas tretmanit të fenirimit Brazilian. Pasi që tretmani pastrohet në salon, ju mund të prisni ndonjë ditë deri në rradhën tjetër të pastrimit të flokut, dhe mos harroni të përdorni formula pa sulfate dhe klor që të ruani tretmanin.