Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjithçka që duhet të dini rreth tretmanit më të ri të fytyrës “Microcurrent Facials”

Arrini një lëkurë rinore si dhe tipare të fytyrës të patëmeta pa nevojën e gjilpërave apo brisqeve.

Industria e bukurisë është e mbushur me produkte dhe shërbime që pretendojnë se bëjnë çudira për lëkurën tuaj, por një tretman më i ri që duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë është ai “microcurrent facial, një tretman që mund ti besoni vërtetë. Ai përfshinë përdorimin e qarkullimit të rrymës në shkallë të ulët për të “stërvitur” muskujt tuaj të fytyrës që të duken më të fryer, të shtrënguar si dhe më të formësuar. Në fakt, nofka e këtijë tretmani është “facelift jo-invaziv.”

Ju do e dini që vërtetë funksionon pasi që është përdorur në medicinë që nga viti 1980, e aprovuar nga FDA si një stimulues i muskujve për të trajtuar paralizën e Bell dhe të muskujve. Pasi që janë parë rezultate përmisuese në pacient me atrofi, muskuj të varur të fytyrës, microcurrent filloi të përdoret si mjet kundër plakjes.

Të impresionuar nga rezultatet, ne biseduam me një esteticiente për masazhën me microcurrent: si funksionojnë dhe përse njerëzit e preferojnë atë.

Masazha me microcurrent janë stërvitje të palestrës për fytyrën tuaj

“Muskujt në fytyrë ashtu si në pjesët tjera të trupit fillojnë të humbin dendësinë dhe pamjen e tyre. Ne duhet t’i mirëmbajmë ato. Për këtë arsye, ne përdorim qarkullimin e rrymës për të stimuluar muskujt, duke filluar nga shkalla më e ulët dhe duke e rritur atë gradualisht deri sa të arrini pamjen e dëshiruar,” thot Rodriguez. Përderisa Rodriguez thot që masazhi i fytyrës me microcurrent është i mjaftueshëm 1 her në muaj, ajo gjithashtu shton se klientët e saja shkojnë tek ajo për masazhë për çdo javë.

Ajo shton që masazhi me microcurrent gjithashtu dyfishon edhe si një masazhë e drenimit limfatik. “Fytyra ndjehet paksa e enjtur, pasi që ne bëjmë shtypje të shumta në disa pika të fytyrës.”

Masazhi me microcurrent e mban lëkurën të shtrënguar

“Rezultatet janë : sy më të tërhequr, balli më i shtrënguar dhe një pamje më e “zgjuar”, thot Rodriguez. “Gjithashtu stimulon kolagjenin, për këtë arsye ju do keni një pamje më të plotë gjithashtu. Kolagjeni është proteini kryesor që trupi ka për të ndërtuar muskujt. Përderisa plakemi, ne humbim kolagjen.” Siç spjegon Rodriguez, microcurrent rrit prodhimin e ATP (adenozinë trifosfat), e cila çon në krijimin e proteinave strukturale si elastini dhe kolagjeni.

Procedura fillon si një masazhë e zakonshme e fytyrës

I tërë procesi përfshin pastrim, terapi me dritë LED, zhveshje, serume dhe maskë fytyre. Rodriguez aplikon një shtresë të hollë të gellit përçues dhe pastaj përdor makinën me microcurrent, i cili ka 2 shkopinj në të cilët përçoheshej rryma. Ju nuk do ndjeni dhimbje, vetëm shkopinj metali të ftohtë duke rrëshqitur në fytyrë dhe pastaj duke qëndruar në një pjesë për disa sekonda.

Microcurrent është i sigurtë për shumicën e njerëzve por me disa përjashtime

“Njerëzit me probleme të zemrës, nëse posedojnë stimulues kardiak, nuk këshillohen të pranojnë masazhë me microcurrent pasi që ajo stimulon gjakun,” thot Rodriguez. Ajo gjithashtu nuk rekomandon atë për njerëzit me akne të ashpra. “Nëse janë thjeshtë puçrra të vogla, mund t’a bëni këtë masazhë. Por nëse ato janë të përkeqësuara, nuk do ishte e rekomandueshme kjo masazhë. Ka shumë inflamacion dhe kjo nuk është gjëja që dëshirojmë të stimulojmë.” Femrat shtatzëne në tremujorshin e parë gjithashtu nuk rekomandohet të marrin këtë lloj të masazhit.

Nëse keni botoks apo mbushës, ju duhet të prisni 2 javë para se të bëni këtë masazhë. “Ne nuk dëshirojmë të ndryshojmë rezultatet e botoksit,” thot Rodriguez. Pas asaj periudhe, botoksi dhe mbushësit kanë një efekt edhe më të mirë nëse merrni këtë masazhë, pasi që microcurrent shtojnë jetëgjatësinë e tyre.

Makinat me microcurrent për përdorim shtëpiak kanë efekt por jo sa ata profesional

Rodriguez thot që klientët e rinj mund të përdorin makinat për përdorim shtëpiak. “Ju nuk keni nevojë për një përkushtim të madh, përpos nëse dëshironi të largoni lëkurën e varur përgjithmonë,” shton ajo. “Nëse jeni 50 vjeç dhe po shihni shenja të plakjes, juve ju duhet një mjet më i fortë profesional.”

image