Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjithçka që duhet të dini rreth manikyrit pudër!

Para se të shpejtoni tek saloni i thonjëve për një manikyr pudër, ju duhet të merrni parasysh disa gjëra:

A është më i shëndetshëm se sa manikyri me gell?

“Që të dy llojet e manikyrit ofrojnë një shtresë shtojcë për mbrojtje të thoit natyral” thot Harli G- teknik i thonjëve. “Manikyri pudër nuk kërkon UV/LED dritë dhe zakonisht aplikohet më shpejtë se sa manikyri me gell. Gell manikyri duket më natyral në thonj se sa zgjatjet me pudër”

Mbase nuk duhet ta provoni në shtëpi

“Asnjëher sdo ua rekomandoja të provoni këto tretmane në shtëpi, pasiqë të dyja tretmanet përmbajnë produkte kimike që mund të dëmtojnë lëkurën apo pllakën e thoit nëse nuk aplikohen në mënyrën e duhur. Madje edhe produkte profesionale edhe produkte që mund të përdoren në shtëpi përmbajnë kemikate të dëmshme, për atë duhet të vizitoni salonin për të dyja tretmanet”.

Në krahasim me manikyret e zakonshëm, tretmanet me pudër zgjasin deri në një muaj

“Manikyri pudër supozohet të zgjasë 3 javë, por nëse kujdeseni në mënyrë të duhur për to, ato mund të zgjasin deri në 1 muaj”.

Shumë salone të thonjëve nuk e ofrojnë këtë lloj të manikyrit përshkak të shqetsimeve higjienike

“Higjiena është një rrezik i madh tek manikyri pudër. Është shumë johigjienike zhytja e thonjëve të shumë klientëve në të njejtën pudër, madje edhe derdhja e produktit në shumë klient dhe lejimi i produktit të bie përsëri në konteinerin është një mënyrë e lehtë që të fitohen infeksione nga klienti në klient. Nëse e shihni që teknikët në salone po aplikojnë këtë teknikë në këtë mënyrë, ikni në ndonjë tjetër salon”.

Thonjët tuaj natyral mund të dobësohen shumë

“Jo vetëm kjo, por si të gjitha mënyrat e zgjatjes së thonjëve, ekziston rreziku që pllakat e thonjëve të dehidrohen dhe të thyhen. Procesi i heqjes është kryesor. Shumica e klientëvev kanë thonj me shëndet të dobët përshkak të zgjatjeve të tyre, sidomos me manikyr pudër, në momentin që dëshironi të largoni zgjatjet e thonjëve ju duhet të ktheheni tek saloni për largimin e tyre.

Kujdesi pas tretmanit është shumë i mirë për kthimin e shëndetit në thonjët tuaj

“Ekspozimi i tepërt i thonjëve me kemikate të cilat gjenden në produktet të cilat i kemi në shtëpi për pastrim, dobëson zgjatjet e thonjëve ose thyen thonjët natyral. Gjithnjë është e rekomandueshme të përdorni doreza mbrojtëse për mbrojtjen e zgjatjeve të thonjëve, thonjët natyral, dhe lëkurën perreth thonjëve nga dëmtimi dhe dobësimi. Rikthimi i hidrimit pas tretmanit dhe gjat mbajtjes së thonjëve do ndihmojë për shumë probleme që mund të shkaktohen nga manikyri pudër. Mundohuni të aplikoni vaj të kutikulave dhe hidratues të cilësis së lartë disa herë në ditë.