Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjithçka që duhet të dini rreth linjës së bukurisë nga Viktoria Beckham!

Në muajin shkurt të këtij viti, Viktoria Beckham shpalli lajmin emocionues që një linjë të bukurisë “Victoria Beckham Beauty” është në horizont si pjesë e brendit të sajë.  Më në fund mund të konfirmojmë se Victoria Beckham Beauty ka arritur.

Ajo lançoi koleksionin e përbërë nga 11 pjesë për sy të tymosur që Beckham, sëbashku me bashkë themeluesen Sarah Creal, kanë dizajnuar me idenë e bukurisë në lëvizje, kushtuar femrës me një jetë aktive.

Perderisa ajo po punonte në vitin 2016 në koleksionin e saj Este Lauder, ajo kuptoi se çfarë dëshirojnë femrat nga produktet e tyre të grimit, dhe përderisa produktet mund të jenë të reja, ato ka një kohë të gjatë që janë duke u krijuar. “Gjithnjë kam qenë e fiksuar në bukuri, dhe dua të krijoj zgjidhje të bukurisë për klientët e mi nga maja e kokës deri tek gishtërinjtë e këmbëve, jasht dhe brenda,” thot ajo. “E tëra është për komunitetin tim, në mënyrë që ato të ndjehen si verzioni më i mirë i vetvetes së tyre.” Nuk do befasoheni se koleksioni i parë i sajë është dedikuar syve. “Sytë janë ato që më veçojnë,” spjegon ajo.

Koleksioni përfshinë “Smokey Eye Brick”, një kompakt praktik që kryeson në përbërësit e 4 hijeve të syve në saten dhe mat. Koleksioni i hijeve dhe teksturave ju lejon që me shpejtësi dhe lehtë të krijoni një pamje të syve të tymosur. “Lid Lustre” e cila përmbanë 4 hije, është inspiruar nga kristalet të cilat Victoria mban afër për mbrojtje dhe shërim. Secila hije është e mbushur me kristale të ndryshme për një “energji të përforcuar të aurës”, dhe jep një përfundim të njomë dhe me shumë shkëlqim.

Produkti i fundit në koleksionin e syve është “Satin Kajal Liner” i cili vjen në 3 hije dhe ka një formulë kremoze, që përzihet lehtë dhe që është rezistent ndaj ujit.

Që të dyja, Victoria dhe Sarah vunë qëllimin e tyre për të gjetur ekspert në formulimin e produkteve të tyre pa patur nevojë të eksperimentohen në kafshë dhe të jenë të pastra, si dhe insistuan që të mos teprohet me paketim të produkteve por edhe të mos prishet estetika e sofistikuar e VB.

Një brend lokal digjital – koleksioni shitet vetëm përmes web faqes VictoriaBeckham.com e mbështetur nga NEO Investment Partners – ishte gjithnjë një plan. “Unë do i drejtohesha konsumatorit në lidhje me modën para se të kisha një pikë time të shitjes, pra kjo nuk është e re për mua,” thot Beckam, e cila lajmroi lançimin e kanalit të sajë në YouTube vitin e kaluar me qëllim që të lidhet në mënyrë direkte me admiruesit e sajë. “Ashtu si kam kaluar kohë në dhoma duke provuar veshje me klientët e mi, ashtu do i pyes femrat se cilat produkte ato dëshirojnë që unë ti zhvilloj në pjesën e bukurisë dhe mirëqenies. Për mua është shumë e rëndësishme që të kem njohuri për dëshirat e tyre.”