Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjërat që nuk duhet të ju bëni thonjve asnjëherë!

Ndosha keni vendosur të ndaloni së kafshuari thonjtë ose qërimin e llakut, apo ndoshta thjesht doni të mirëmbani shëndetin e thonjve ose të mësoni se si të rregulloni një manikyr si në salon, e po ja disa këshilla se cilat janë gjërat që nuk guxoni të ju bëni thonjve asnjëherë.

Ndaloni me qërimin e manikyrit tuaj nga gelli

“Një gjë që gjithnjë ju them klientëve është të mos qërojnë gellin nga thonjtë, pasi që me atë ju largoni edhe një shtresë nga thoi juaj sëbashku me gellin, gjë e cila shkakton dëme në thonjtë natyral që zgjasin me muaj,” thot Poole. Në vend të kësaj, ajo rekomandon të zhytni thonjtë në një tas të mbushur me aceton në mënyrë që gelli të zbutet dhe të lëshohet nga shtrati i thoit.

image

“Fillimisht, aplikoni vaj të mjaftueshëm të kutikuleve rreth thonjve dhe pastaj zhytni tipset në një pastrues (remover) për 10 minuta,” spjegon ajo. Pastaj, lehtësisht përpiquni të largoni ato me anë të një presioni të lehtë si dhe një shtytëse të kutikuleve.

Ndaloni me prerjen e kutikuleve

Nëse ju është qëruar lëkura anash thonjve, ajo ndonjëher mund të shkaktojë dhimbje nëse nuk e largoni. Por nëse nuk ato nuk shkurtohen në mënyrë të duhur, ju mund të përkeqësoni gjendjen edhe më shumë. Këshilla e Poole është: më e mira për ju është që asnjëher të mos preni kutikulet, thjesht aplikoni një formulë për largimin e kutikuleve dhe pastaj shtyeni kutikulën prapa me një shtytëse për kutikule. Pastaj largoni lëkurën e vdekur me anë të një lecke ose me anën e butë të bllok limës.

image

Ndaloni me largimin e llakut me anë të thonjve të tjerë

Gjithnjë që largoni llakun me anë të thonjve të tjerë ju thyeni shtresa mikroskopike nga shtrati i thonjve. Kjo është e keqe për 2 arsye:

1: U jep thonjve një teksturë të ashpër edhe pse ju nuk do të mund ta shihni atë.

2: Ju mund t’i shkaktoni traumë, madje edhe të thyeni apo të shkaktoni plasaritje në maje të thoit të cilin e përdorni për të larguar llakun.

image

Ndaloni me manikyret me bazë uji

Mendojeni shtratin e thonjve si një sfungjer: zhyteni në ujë, do e thith lëngun dhe do zgjërohet. Pastaj kur thahet, tkurret përsëri në formën origjinale. Tani aplikoni këtë mendim kur vendosni për një manikyr uji. “Kur ju i zhytni gishtërinjtë në ujë për të zbutur kutikulet, thonjtë zgjërohen,” spjegon Poole. “Kjo normalisht nuk duhet të paraqes një problem , megjithatë, nëse aplikoni llakun para se thonjtë të kthehen në formën origjinale, do të shkaktohen plasaritje në thonj më shpejtë.” Në vend se të zhytni thonjt në ujë, Poole rekomandon të aplikoni vaj ose formulë për largimin e kutikuleve në lëkurë dhe të shtyni kutikulet me një shtytëse kutikulësh.

image

Ndaloni me përzierjen e pastruesit të llakut me llak për të holluar atë

“Përzierja e pasruesit me llak në fakt e bën që të shkaktohen plasaritje më shpejtë dhe ngjyra të zbehet pasi që pastruesi i llakut në fakt nuk është një përbërës i llakut.” Nëse dëshironi të keni një llak më afatgjatë, atëher merrni një hollues të llakut, shtoni disa pika në hijen e preferuar dhe aplikonjeni në thonj. “Por nëse ju shtoni shpesh hollues, atëher ju do të prishni kualitetin e llakut,” paralajmëron Poole.

image

Ndaloni me manikyr me akril

Manikyri akril është i keq për shëndetin e thonjve tuaj. Jo vetëm që formula shkakton thatësi të shumtë, por gjithashtu ngulfat shtratin e thoit, gjithashtu edhe procesi i aplikimit mund të shkaktojë dëme në thonj pasi që duhet të bëhen përgatitje të shumta në mënyrë që akrili të kapet në thonjtë tuaja. “Pa mos e harruar edhe atë se sa e keqe është nëse nuhasim pudër akrili, e cila është e pasur me kimikate,” shton Poole. Nëse dëshironi të zgjasni thonjtë tuaj, atëher zgjedhni thonj artificial që do të mund ti ngjisni me ngjitës. “Ato nuk janë të dëmshme për thonjtë tuaj dhe janë të lehtë për t’u aplikuar nga vetë ju,” thot ajo.

image

Ndaloni me lëmimin e thonjve para-prapa

“Kur ju në mënyrë të ashpër limoni thonjt, kjo e bën majën e thonjve të holluar dhe nuk krijon një maje të pastër. Juve gjithashtu keni më pak kontrollë mbi formën që jeni duke u përpiqur të krijoni.

Mënyra e duhur për të limuar thonjtë janë: lëmimi i thonjve nga këndi i jashtëm drejt qendrës në 1 drejtim dhe përsëri duke u rikthyer në pikë fillimin e parë ku lëkura dhe thonjtë lidhen,” spjegon Poole. Në fund, masazhoni vaj për thonj për t’i hidratuar ato.

Ndaloni me kafshimin e thonjve

Kafshimi i thonjve mund të krahasohet me lëmimin e gabuar. Zhytja e thonjve në pështymën tuaj i bën ato më të dobët, pa mos e harruar edhe anën e shëndetit, ku kafshimi i thonjve nuk është aspak e shëndetshme, përshkak të baktereve dhe papastërtive që gjenden në thonjtë tuaja.

image

Ndaloni me ngjyrosjen e thonjve të yndyrshëm

Sigurisht që ju duhet të hidratoni thonjtë dhe lëkurën përreth tyre por aplikimi i llakut mbi thonj të yndyrshëm, por aplikimi i llakut mbi thonj të yndyrshëm do rezultojë në një manikyr afatshkurtë. “Ju duhet të filloni me thonjë të thatë,” thot Poole. “Pasi që të keni përfunduar me të gjitha hapat, keni limuar thonjtë, keni larguar kutikulet dhe hidratuar duart me vaj ose losion, pastroni thonjtë me një pastrues të llakut. Pastaj filloni me një shtresë bazë dhe përfundoni me një shkëlqyes për thonj.

image

Ndaloni me pastrimin e llakut me një top pambuku

Mbase duket e logjikshme, por pastrimi i thonjve me një top pambuku rezulton në një manikyr të keq. Në vend të atyre, përdorni lecka letre të cilat nuk do lëshojnë qime, rekomandon Poole.

image

Ndaloni me aplikimin e shtresave të trasha të llakut

Aplikimi i shtresave të shumta rezulton në një manikyr i cili nuk do të thahet me orë të tëra. Gjithashtu, shtresat e shumta të llakut shkaktojnë fluska në thonj dhe nuk do të duken të njejta dhe të lëmuara. Sigurohuni që të aplikoni vetëm 2 shtresa si dhe të ju jepni kohë që ato të thahen. “Kur ju keni durim dhe lejoni që shtresa e parë të thahet para se të aplikoni shtresën e dytë, kjo lejon që ajri të largohet nga formula dhe llaku të sigurohet në thua para aplikimit të shtresës së dytë,” thot Poole. “Ky është sekreti i një manikyri profesional dhe afatgjatë.

image