Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjëra që kanë të bëjnë me varësinë nga grimi!

“A mundet një vajzë të ketë këpucë tepricë?” mund të trumbetohet nga” a mundet një vajzë të ketë makijazh të tepërt?”, posaçërisht nëse ka “vjedhur” maskarën e nënës së saj që nga mosha nëntë vjeçe.

Nëse parakalimi në një shitore të makijazhit ju torturon derisa të futeni brenda, vazhdoni me leximin e këtij artikulli…

makeup is not transformation

Makijazhi nuk është transformim, është krijim! Njerëzit duhet të ndalojnë së menduari se nuk ju duhet makijazh pasiqë janë të bukura natyrshëm. Makijazhi është për të gjithë dhe nëse përdoret me kreativitet mund të përfundojë si vepër arti.

Gjysma e dëfrimit ka të bëjë me blerjen e makijazhit, gjysma tjetër me aplikimin. Sikurse një piktore dhe pikturat e saja, dëfrimi është në përzierjen e ngjyrave dhe gjetjen e paletës së duhurqë ju bën të dukeni e përsosur.

lakme absolute gloss artist eye liner

Nuk mund të keni kurrë mjaftueshëm makijazh. Një produkt e sjell produktin tjetër dhe është tepër normale nëse i bleniqë të dyja. Duke marrë parasysh se ekzistojnë miliona nuanca dhe aq shumë lloje të lëkurës, teknika të pafundme të aplikimit…koleksioni juaj i makijazhit nuk është kurrë i kompletuar.

E njihni makijazhin tuaj në majë të gishtave. Mund të vëreni se çfarë produkti ka përdorur shoqja juaj me vetëm një shikim.

makeup look

Nëse makijazhi juaj duket i përkryer, duhet të gjeni garderobë që përshtatet në mënyrë ideale me të… e jo e kundërta! Ndonjëherë është mirë të filloni nga koka dhe të vazhdoni poshtë…

Ju thuani e zezë, unë them e hirtë e tymosur. Makijazhi është shkenca e nuancave ndërsa një e varur nga makijazhi i njeh shumë mirë nuancat e saja!

Dita në të cilën e mbani një produkt të ri, ju bën të ndjeheni sikurse në asnjë ditë tjetër. Është sikur një sekret që vetëm ju e dini, që ju jep një vetëbesim shtesë në hapin tuaj.

makeup addicts

Nëse jeni identifikuar me paragrafet e mësipërme, urime, ju jeni një e mvarur nga makijazhi. Urime dhe mirë se vini në botën e mahnitshme dhe të çmendur të varësisë nga makiazhi, në të cilën ju duhen vetëm pak minuta që ta bëni ditën tuaj nga normale në të jashtëzakonshme.