Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjashtë trendet pranverore të grimit!

Edhe pse ende jemi zyrtarisht në dimër, kemi përgatitur për ju trendet pranverore që të jeni të gatshme para kohe.

  1. Sy “të nxira” me ngjyrë vjollcë. Sigurisht që ngjyra ultra vjollcë është një hit për këtë vit mirëpo sytë e njollosura dhe të ylberta janë mënyra më e mirë e eksperimentimit me këtë ngjyrë. Krijoni një miks nga tre nuancat e vjollcës në kapakët e syve për një shtresim që ju jep mundësi të shumta të eksperimentimit.
  2. Hajllajter ngjyrë rozë e artë. Çmenduria e hajllajterit të vitit 2017 është rikthyer me shkëlqimin e ngjyrës rozë të artë. Përshkojeni nëpër kapakët e syrit, pa marrë parasysh ngjyrën tuaj të lëkurës.
  3. Buzë të errëta. Sapo të ngrohet koha, kemi tendencë që të flakim tutje ngjyrët e errëta mirëpo këtë pranverë në modë do të jenë ngjyrët e errëta të vishnjës dhe kumbullës.
  4. “E nxira” me të kaltër metalike. E kaltër mbretërore e kombinuar me shkëlqim xixëllues do jetë pamja më e guximshme këtë sezonë.
  5. Mollëza të skuqura. Mollëza të skuqura me ngjyrë rozë do jenë një freski pranverore për fytyrën tuaj . Aplikojmë kremën skuqës të butë rozë në mollëza,në majë të hundës dhe mbi buzë, pastaj përforcojeni me shtresë të kremës theksuese në urën e hundës.
  6. Sy maceje të dekoruara. Edhepse sytë e maces klasike nuk kanë ikur gjëkundi, tani për tani janë në qendër të vëmendjes. Në vend se të bëni vija të pjerrëta si tek sytë e zakonshme të maces, këtë pranverë ringjallja ka të bëjë me këndet e mprehta dhe ngjyra mat të zi.