Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjashtë preparate shtëpiake për forcimin e lëkurës së varur!

Lëkura e varur është vështirë të shërohet, posaçërisht nëse jeni duke përdorur produkte të gabuara që të shtrëngoni lëkurën. Fatmirësisht, janë disa ilaçe shtëpiake të aprovuara nga dermatologët që do ju ndihmojnë me këtë problem.

Kozmetikë e fytyrës nga lëngu i limonit

Limoni është i pasur me vitaminë C, që i jep shtytje prodhimit të kolagjenit dhe ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës. Shtrydhni ca lëng të freskët limoni dhe fërkojeni butësisht në fytyrë dhe qafë për 5-10 minuta. Pastaj shpëlani fytyrën dhe përsëriteni këtë proçes 2-3 herë në ditë. Sigurohuni që pas proçesit të aplikoni hidratues në fytyrë.

Maskë nga kafeja

Kafeja është pija e preferuar në mëngjes por duhet të jetë edhe ilaçi juaj i preferuar për shërimin e lëkurës së varur. Fundërrina e kafesë është një eksfoliant i skëlqyeshëm dhe ndihmon në forcimin e saj.

Maskë aloe vera

Aloe vera nuk është e dobishme vetëm për djegie nga rrezet e diellit, gjithashtu ndihmon edhe me lëkurën e varur. Acidi malik në xhelin e ndihmon përmirësimin e elasticitetit dhe e pengon varjen e lëkurës madje e mban atë edhe të hidratuar.

Kremë për shenjat e tendosjes

Nëse lëkura juaj ka mungesë elasticiteti, kjo kremë do ju ndihmojë ta riktheni. Përmban përbërës që forcojnë lëkurën si vaj kokosi, vaj ulliri, gjalpë kokosi, vitaminë E dhe vaj esencial livandoje.

Masazh me vaj ulliri

A e dini se vaji i ullirit ndihmon në shtrëngimin e lëkurës së varur përmban antioksidantë sikurse vitamina A dhe E, si dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës.  Ngrohni pak vaj ulliri dhe aplikojeni në fytyrë, masazhoni butësisht vajin në lëkurë me lëvizje rrethore për 10 minuta. E rekomandojmë që ky masazh të bëhet çdo natë para gjumit.

Maskë me të bardhën e vezës

E bardha e vezëve është regjës natyral që përmban hidrolipide, që ndihmojnë në tërheqjen dhe shtrëngimin e lëkurës së varur. Rrihni të bardhën e dy vezëve dhe aplikojeni në pjesët e ndikuara për 20 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriteni këtë proçes dy herë në jave për rezultate më të mira.