Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gjashtë mjetet që ju garantojnë makijazh pa gabime!

Qoftë nëse jeni duke e aplikuar hijëzimin e syve apo duke nënvizuar vetullat me laps në shpejtësi, është e pamundur të mos bëni gabime kur jeni me nguti. Një krah i mprehtë në sy, thonjtë të lustruar mirë dhe fytyrë e konturuar janë ëndrra e makijazhit. A nuk do ishte e mahnitshme nëse do kishit pakëz ndihmë? Risitë në botën e makijazhit do i bëjnë këto gjëra të lehta për ju…

Keep your eye shadow intact

Mbajeni të paprekur hijëzimin e syve

Nëse frigoheni të mbani hijëzim të artë në sy nga frika se do bjerë në mollëza, ky produkt është për ju. Shadow Shield është një vatë e lakuar që “fle” nën qerpikët tuaj dhe e mbron pjesën tjetër të fytyrës nga ndotja e mundshme apo rënia e hijëzimit.

Flawlessly finish your foundation

Përfundim pa të meta i bazës

Silisponge është një aplikues i silikonit që nuk ka pore andaj ndihmon në aplikimin e bazës pa e thithur atë. Kështu do të dukeni bukur dhe do të kurseni produktin.

Up your brow game

Përmirësoni rregullimin e vetullave

A e dini thënien se vetullat duhet të jenë motra por jo binjake? Ndonjëherë duke shpejtuar mund të përfundojmë me vetulla që nuk ngjajnë as të paktën si kushërira mes vete. Prandaj i kemi shabllonet e vetullave që mundësojnë mbushje simetrike të vetullave, dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Get polished nails

Thonjë të ngjyrosura

Shpesh në mes të ngjyrosjes së thonjëve, ndoteni me ngjyrë duke u munduar ta kapni shishen e ngjyrës. Ky produkt do ua heqë qafe këtë problem. Unaza e gomës mbahet në gishta përderisa shishja rri mbi të- pa ndotje, pa derdhje të ngjyrës dhe në mënyrë efikase.

Wings on point

Krahët e syve

Kur bëhet fjalë për krahët e ajllajnerit, sfida është e madhe. Prandaj disa dizajnues na erdhën në ndihmë me një copë plastiku që ju siguron krijimin e krahëve me ajllajner, asisoj që gjithmonë keni ëndërruar.

Apply lashes effortlessly

Aplikoni qerpikë pa mundim

Qerpikët e rremë janë një çmim i lartë në kohë dhe mund, pasiqë nuk aplikohen lehtë. Me këtë aplikues të qerpikëve, kohërat e vështira janë gjë e kaluar. Mjeti i ndërlikuar i shpërndan fijet individuale të qerpikut dhe aplikon sasi minimale të ngjitësit. Pasi të përfundoni me ngjitësin, do i fiksojë qerpikët në vijën tuaj të natyrshme pa asnjë gabim.