Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet rreth flokëve që ju bëjnë të dukeni më të moshuara!

Të keni një stilim apo prerje të mirë të flokëve është vërtetë e mrekullueshme. Por, ndonjëherë mund të gaboni stilin apo përzgjedhjen joadekuate të prerjes së flokëve, duke rezultuar kështu më në moshë. Në vazhdim po ju paraqesim gabimet më të mëdha që femrat mund të bëjnë me flokët e tyre – dhe si t’i rregulloni ato.

  1. Flokë shumë të gjata


Flokët e gjata janë një model shumë i mirë për t’i mbajtur, mirëpo ekzagjerimi apo gjatësia e tepruar mund të shtojë vite tek pamja juaj. Është mirë t’i mirëmbani duke i shkurtuar rregullisht skajet e qimeve, dhe nëse vërtetë dëshironi t’i mbani flokët e gjata, atëherë të paktën le të jenë të një gjatësie si para ashtu edhe mbrapa, përndryshe rrezikoni të dukeni shumë më e vjetër.

  1. Gjatësia e gabuar


Gjetja e prerjes perfekte të flokëve për formën e fytyrës suaj është një sfidë e vërtetë. Konsultohuni me stilistin tuaj se cili model ju shkon më së miri për fytyre. Nëse keni pasur gjatë kohë flokë të gjata, është mirë t’i shkurtoni, kështu do keni më shumë vëllim dhe flokë të përmirësuar.

  1. Kurrë nuk e ndërroni stilin


Gabimi më i madh që femrat e bëjnë është mbajtja e stilit të njejtë të flokëve për një kohë të gjatë apo dekada me radhë. Mundohuni të bëni ndryshim në stilin tuaj herë pas here dhe kështu do të dukeni më e freskët dhe më rinore.

  1. Bëni kujdes me ngjyrën e flokëve


Flokët me ngjyrë të errët mund të shtojnë vite në pamjen tuaj, andaj ngjyra e flokëve duhet të përshtatet me tonin e lëkurës suaj. Përzgjedhni një nuancë të mirë që të theksoni imazhin tuaj e të dukeni sa më e re.

  1. Ana e gabuar e flokëve


Ndonjëherë ndarja e gabuar e flokëve mund të ndikojë shumë tek mosha juaj. Për shembull flokët e gjata të ndara në mes nuk i rrijnë gjithkujt, apo ndarja nga anash me flokët prapa veshit. Andaj, merrni në konsideratë balluket, ju freskojnë pamjen duke ju bërë të ndjeheni më rinore.

  1. Vëllim i tepërt


Pak vëllim i bëjnë mirë stilimit të flokëve tuaj, por nëse i keni floëkt me shumë vëllim atëherë kjo mund të ju bëjë të dukeni më e moshuar. Përdorni preparate kozmetike që ndikojnë në përmirësimin e qimeve.

  1. Mos i drejtoni shumë


Përveç faktit se flokët me vëllim mund të ju bëjnë të moshuar, ndonjëherë edhe flokët e holla apo shumë të rrafshuar mund të ju paraqesin problem të madh. Sado të përpiqeni me spreje apo tharëse për t’i ngritur, flokët e dobëta apo të rrafshuara ju bëjnë të dukeni më e vjetër.

  1. Përdorim i shamposë së gabuar


Shampoja juaj ndikon shumë në paraqitjen tuaj të moshuar. Me kalimin e viteve duhet të ndërroni shamponë e thjeshtë për flokë normalë, duhet të fokusoheni në llojin tuaj të flokëve dhe përdorimit të preparateve të duhur.

  1. Mbani flokët shëndetshëm


Flokët e dëmtuara ju bëjnë të dukeni më e vjetër nga që e mendoni andaj është e rëndësishme që t’i mirëmbani dhe të kujdeseni për flokë sa më të shëndetshme.

  1. Dekoroni flokët me ndonjë aksesor


Jepni pak gjallëri flokëve tuaja duke i stiluar apo dekoruar me ndonjë aksesor interesant, duke ia përshtatur me veshjen tuaj.

  1. Mos e teproni me llak sprej


Me kalimin e moshës, flokët rrallohen dhe ne tentojmë të shtojmë vëllim duke i ngritur flokët lart dhe duke hedhur më shumë sprej për t’i ngurtësuar. Por mos e teproni asesi sepse kjo mënyrë ju shton vite më shumë pamjes suaj.

  1. Mbuloni thinjat


Me kalimin e moshës edhe paraqitja e thinjave është mëse e dukshme. Andaj tentoni t’i mbuloni ato me ndonjë nuancë të përshtatshme, përndryshe thinjat ju bëjnë të dukeni një plakë e vërtetë.

  1. Mos harroni grimin


Për ta kompletuar pamjen tuaj, përveç stilimit të flokëve ju duhet edhe një grim i mirë. Andaj përsoseni veten me një grim të lehtë.