Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet që i bëni me figaro si dhe si ti ndaloni ato!

Djegia e veshëve nuk përfshihet këtu.

Jemi të sigurtë që kushdo që ka zbuluar figaron ka menduar që po lehtëson stilimin e flokut, por me siguri nuk e ka menduar se në duart e cilëve do të bie.

Nga mënyra që mbani mjetin e nxehtë e deri tek ajo se si rrëshqisni gishtërinjtë në flokun tuaj, këtu do gjeni një listë të gabimeve të zakonshme që bëni gjat përdorimit të figaros.

Përdorimi i madhësisë apo llojit të gabueshëm të figaros

Figaro të ndryshme krijojnë kaçurrele të ndryshme. Nëse keni vendosur të bleni një figaro të re, merrni parasyshë stilin tuaj. Një cilindër prej 1.25 inch ju jep kaçurrele t kaçurrele buta që janë të gjëra dhe voluminoze. Një cilindër 1 inch jep pamje të kaçurreleve klasike të Hollywood.

Temperatura shumë e lartë

Temperatura e duhur është rreth 185 celsius. Në këtë temperaturë, lidhjet e hidrogjenit në qime thyhen dhe pastaj reformohen në formë të kaçurreleve. Përdorimi i mjeteve të nxehta me nxehtësi mbi 185 gradë celsius mund të shkrijë keratinën jasht kutikuleve thot Jennings, dhe pasi që keratina të jetë rrezikuar juve do ju shkaktohet dëm nga nxehtësia, gjë e cila do ndryshojë teksturën natyrale të flokut.

Floku juaj është i njomë kur ju aplikoni nxehtësinë

Floku duhet të jetë 100% i thatë para se të aplikoni nxehtësinë direkt në të. Uji dobëson lidhjet në qime. Jennings thot se përdorimi i figaros në flokë të njomë mund të prish kutikulat dhe të shkaktojë çarje vertikale nç qime – të njohura si maje të ndara.

Nuk përdorni mbrojtës kundër nxehtësisë

Mbrojtësit e nxehtësisë mbase duken si një hap i tepërt, por studimet kanë treguar se ato vërtetë funksionojnë. Kur ju aplikoni mbrojtës, ai krijon një barrierë që zbutë kutikulat, mbron keratinën nga nxehtësia dhe mban hidratimin brenda qimes. Përderisa flasim për mbrojtës të flokut, mos harroni të merrni dorezë kundër nxehtësisë për ti mbajtur gishtërinjtë të sigurtë nga nxehtësia.

Nuk po i ndani floktë për stilin që dëshironi

“Nëse dëshironi volum, atëher duhet të ndani pjesë horizontale si dhe të dredhni flokun që nga rrënja,” thot Jennings. “Por nëse dëshironi valë atëher përdorni pjesë vertikale.”

Ndarja horizontale ju jep volum në rrënjë.

horizontal-part-hair-example.jpg

Ndarja vertikale ju jep flokëve formë të valëve.

vertical-part-hair-example.jpg

Po dredhoni flokun vetëm në një drejtim

Ju merrni rezultate të ndryshme varësisht nga drejtimi që dredhoni flokun. Duke dredhuar të gjitha në një drejtim do të shkaktojë që ato të lëvizin së bashku, duke ju dhënë juve kaçurrele të mëdha dhe elegante.

Ktheni cilindrin në anën e gabuar

curling-wand.gif

Kur përdorni një figaro ju duhet të mbani atë në mënyrë vertikale me majen e kthyer poshtë. Nëse e mbani atë horizontalisht ju arrini volum në rrënjë, kur e mbani atë vertikalisht ju arrini kaçurrele më të lëshuara.

I lëshoni kaçurrelet sapo të keni përfunduar me figaro

cupping-curls.gif

Ju duhet të mbani kaçurrelen në figaro për 5-8 sekonda. Pastaj mbani kaçurrelen në duar për 3-5 sekonda deri sa të ftohet. Nëse ju i lëshoni kaçurrelat menjëher pas dredhjes së tyre, ato do të zgjaten dhe do të lëshohen.

Ju i krehni kaçurrelet shumë herët

hair-brushing.gif

Ngjashëm me mbajtjen e kaçurreleve në duar, ju duhet të lejoni që ato të ftohen para se të filloni me krehjen e tyre. Pritja do ju ndihmojë që stili juaj të qëndrojë më gjatë.

Nuk përdorni llak për flokë

hairspray-can-hack.gif

Për Jennings, llaku i flokve është pjesa më thelbësore. Disa nga ato janë të formuluara për tu përdorur para mjeteve të nxehta, por kur dyshoni, prisni deri në fund për aplikimin e tijë, për teksturë më voluminoze dhe të lëmuar.

Nuk pastroni figaron

Lajmi i mirë është se bakteret nuk mund të mbijetojnë në temperaturë 185 gradë celsius. Megjithatë, ju duhet të pastroni figaron pasi që ta keni përdorur për të shmangur shtresim të mbetjeve në figaro. Përdorni një leckë të njomë për të pastruar produktet e shtresuara në të kur mjeti është i ftohtë dhe që nuk është në rryme. Jennings na paralajmron në përdorimin e alkoholit për pastrim pasi që alkoholi dëmton sipërfaqen e jashtme të pllakave.