Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet që i bëni gjatë tharjes së flokëve me tharëse!

Ja se si të arrini rezultate saloni në shtëpi.

Duket sikur një gjë e lehtë: merrni 1 tharëse dhe thani flokun me temperaturë të lartë. Por kjo gjë kërkon aftësi. Dhe ndoshta ju po i bëni gabimet më të thjeshta që faktikisht po dëmtojnë flokun tuaj. Ne biseduam me disa ekspert të flokëve rreth gabimeve që bëhen gjatë tharjes së flokëve.

Nuk posedoni një tharëse të mirë

Fillimisht: investimi në një mjet me kualitet të lartë është i rëndësishëm, sidomos kur keni flokë shumë dhe i thani shumë.

“Nëse keni flokë të trasha, mbase po i dëmtoni ato me tharëse të thjeshtë në vend që të investoni në një më të mirë dhe të mbroni flokun si dhe të thani atë më shpejtë,” thot stilistja Jennifer Yepez. Tharëset e shtrenjta posedojnë veti të cilat mbrojnë flokun më shumë si: fuqi më të lartë, rregullime të nxehtësisë të shumta, një rregullim të ftoht, si dhe teknologji me jone. Kjo e fundit ndihmon kundër elektrizimit, krijon shkëlqim si dhe shkurton kohën e tharjes. “Teknologjia në tharëse me jone ndihmon në largimin e molekulave të ujit më shpejtë, gjë e cila e bën tharjen më të shpejtë,” shton ajo. Sa më pak që floku është nën temperaturë të lartë aq më e shëndetshme është.

Po i mbani një kohë të gjatë flokët të mbështjellura me peshqir

“Pas dushit, femrat mbajnë flokun të mbështjellur me peshqir për rreth 30 minuta,” thot Giovanni Vaccaro. “Një peshqir nga pambuku shkakton fërkim të flokëve, gjë e cila dëmton qimet deri në atë pikë që ato këputen,” spjegon ai.

Nëse dëshironi të largoni ujin nga floku, Vaccaro rekomandon të përdorni një peshqir mikrofibër ose një maicë të pastër. Por prap, mos mbani flokun e mbështjellur më shumë se 10 minuta.

Gjëja më e mirë për shëndetin e flokut tuaj është të lejoni të thahet vet nga ajri para se të filloni me tharse. “Floku është i ndjeshëm kur është i lagur, për këtë arsye është shumë e shëndetshme nëse lejoni që ato të thahen nga ajri,” spjegon Vaccaro.

Ju filloni me brushë shumë heret

Ju asesi nuk guxoni të krehni flokun menjëher pasi që të dilni nga dushi. Stilisti David Lopez sugjeron të përdorni një tharëse, në temperaturë të mesme dhe shpejtësi të ulët. “Nëse floku është shumë i lagur, dhe ju përdorni shpejtësi të lartë, ju e dëmtoni atë duke shkaktuar maje të ndara dhe maje.” Atëher kur flokët janë tharë 80% ju mund të filloni të ndani atë në pjesë, të përdorni produkte si dhe të përdorni brushë.

Ju harroni të përdorni sprej mbrojtës nga nxehtësia

Përdorimi i produktit të duhur para tharjes do ju shpëtojë nga majet e ndara si dhe do e bëjë që fenirimi të zgjas më shumë.

“Disa përdorin serume ose sprej për volum vetëm sipër flokut, dhe jo në tërë kokën,” thot Yepez. “Ndonjëher ju harroni të aplikoni pas kokës.”

Ajo rekomandon të ndani flokun në pjesë dhe të aplikoni produktin nga mesi deri në maje. Ju gjithashtu mund të krehni produktin dhe të shpërndani produktin por ajo rekomandon që nëse jeni duke u ngutur të përdorni gishtërinjt.

Ju injoroni grykën koncentruese të tharëses

E dini atë grykën që vendoset në tharëse? Mos e humbni atë, pasi që ajo koncentron ajrin në mënyrë më precize dhe mbron flokun nga nxehtësia e tepërt, gjë e cila është më e mirë për stilim dhe shëndet të flokut.

“Gryka është një doemos për një përfundim të lëmuar,” thot Vaccaro. “Gryka shërben si distancë në mes flokut dhe gojës së tharëses, pika më e nxehtë e tharses.”

Jo të gjitha grykat janë të njejta. “Kërkoni gryka më të holla, në mënyrë që të jetë më direkte,” thot Yepez.

Filloni me tharjen nga mbrapa

Sipas Lopez dhe Vaccaro, shumë femra gabojnë duke filluar me tharje nga mbrapa. Më së miri është të filloni nga tempujt, vija e flokëve dhe maja e kokër dhe pastaj të vazhdoni mbrapa.

“Ju zakonisht filloni mbrapa, dhe deri sa të arrini lart, flokët janë tharë dhe do jetë më e vështirë të arrini flokë të lëmuar,” thot Lopez.

Dëshironi volum, por nuk iu kushtoni vëmendje rrënjëve

Tharja nga rrënja është kryesore nëse dëshironi volum. “Nëse nuk keni kohë ose nuk jeni profesionist dhe dëshironi volum, një këshillë e mirë është të ktheni kokën poshtë dhe të krehni atë në mënyrë që rrënja të merr një drejtim të kundërt,” thot Yepez.

Për një volum shtesë, përdorni bikutina të gjëra në maje të kokës. Vendosni ato përderisa floku është i ngrohtë nga tharësja dhe lejoni të qëndrojnë deri sa të ftohen, spjegon ajo.