Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet që i bëjmë gjatë manikyrit dhe si t’i parandalojmë ato!

Ju nuk duhet të jeni një profesionist i manikyrit për të bërë një punë të shkëlqyer në lyerjen e thonjve tuaj, por duhet të shikoni disa gabime të zakonshme që ndoshta i bëni vazhdimisht e që duhet të mësoni si t’i parandaloni ato.

Ne kemi përmbledhur 10 gabimet e zakonshme të manikyrit të thonjve dhe mënyrat parandaluese të tyre.

  1. Bëni dush të nxehtë pas aplikimit të manikyrit

Dushi i nxehtë nuk është aspak një ide e mirë mënjëherë pasi të keni lyer thonjtë me llak. Ekspozimi në nxehtësi dhe avull mund të shkaktojë fluska apo dëmtim të ngjyrës. Është mirë të prisni rreth një ore deri sa llaku të thahet mirë.

  1. Të shkoni në shtrat mënjëherë pas manikyrit

Megjithëse thonjtë duken se thahen brenda 20-30 minutave, në fakt duhen 24 orë të plota që thonjtë të thahen tërësisht. Një truk i thjeshtë i tharjes më të shpejtëështë t’i mbani duart në ujë të ftohtë për disa minuta, pasi uji ndihmon që llaku të ngrihet më shpejt.

  1. Anashkaloni lyerjen me bazë thonjsh

Anashkalimi i bazës jo vetëm që nuk i jep një përfundim shkëlqyes thonjve por edhe shkurton jetëgjatësinë e manikyrit. Është mirë të aplikoni çdo ditë një shtresë të hollë të bazës që të ju zgjasin thonjtë më shumë.

  1. Aplikimi me shtresa të trasha ngjyrash

Kur aplikohet llaku me shtresë të trashë i duhet më shumë kohë që të thahet. Andaj, në vend të kësaj, aplikoni shtresa më të holla dhe pritni dy minuta për tharje.

  1. Aplikoni vetëm një goditje me brushë për të aplikuar llakun

Mesatarisht duhen tre deri katër goditje për të arritur efektin e duhur andaj lyerja vetëm  njëherë nuk e jep efektin e dëshiruar.

  1. Filloni aplikimin me thonj të yndyrshëm

Nëse ka yndyrë në sipërfaqen e thonjve atëherë aplikimi i llakut nuk bëhet si duhet. Aplikoni vajin pas lustrës së thonjve për të neutralizuar shtresën bazë të thonjve.

  1. Përdorimi i llakut të vjetër të thonjve

Nuk ka gjë më dëshpëruese se t’i thoni lamtumirë një llaku të preferuar të thonjve. Por, lyerja me llak të vjetër e bën procesin e manikyrit mjaft të vështirë dhe aspak estetik, duke lënë njolla të trasha ngado.

  1. Shmangni zonën rreth kutikulave

Duhet të jeni të kujdesshëm që të mbuloni tërë sipërfaqen, përfshirë edhe kutikulat. Mos e leni sipërfaqen të palyer, andaj përdorni delikatesë të madhe.

  1. Përdorimi i acetonit për heqje të manikyrit

Acetoni i dehidron thonjtë dhe lëkurën përreth thonjve. Përsëritja e vazhdueshme mund të lë njolla të bardha tek thonjtë, andaj përzgjedhni pastrues që nuk ka bazë të acetonit.