Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet në lidhje me grimin e syve që ju bëjnë të dukeni më e moshuar!

Të gjithë mendojmë se mundemi të mashtrojmë kohën, përpiqemi të gjejm burimin e rinisë dhe të kemi lëkurë rinore e me shkëlqim përgjithmonë, e po, jo pa ndonjë ndihmë.

Femrat e jugut janë të zonja kur është fjala për plakje të ngadalshme, ndërsa të tjerat duhet të pranojnë ndihmë nga truqe të ndryshme kundër plakjes.

Megjithatë, edhe pse po përdorni retinol të bolshëm, prap se prap përdorimi dhe aplikimi i gabuar i grimit ju bën të humbni gjithë mundin tuaj. Për të arritur një pamje sa më rinore të lëkurës suaj ju duhet të bëni disa ndryshime ku në ato ndryshime përfshihet edhe grimit juaj i syve.

Mbase po bëni gabime gjatë aplikimit të grimit të syve dhe nuk e keni kuptuar ende. Këtu do gjeni disa nga gabimet që shumica nga ne zakonisht i bëjmë:

Eyeliner-i është shumë i errët

Eyeliner-i me ngjyrë të zezë jep një pamje të ashpër, për të gjitha moshat. Sidomos për ata që lëkura rreth syve veçmë ka filluar të bëhet më e hollë dhe më e lodhur. Nuk keni përse të dukeni edhe më e lodhur se sa jeni në të vërtetë.

Në vend të eyeliner-it të zi zgjedhni një me ngjyrë kafe të butë ose ndonjë tjetër që thekson ngjyrën e syve të juaj. Për sy të kaltër zgjedhni një kafe-bakër, për sy të gjelbër zgjedhni një ngjyrë vjollce të errët, për sy kafe zgjedhni një të kaltër të errët.

Nuk i rregulloni vetullat

Sidomos nëse keni marr pjesë në pamjen e vetullave të viteve 1990 (vetulla të holla). Shumë njerëz e kanë tepruar me hollësimin e vetullave.

Tani është e preferuar të keni një pamje sa më natyrale të vetullave, sa më të plota. Vetullat bëjnë kornizën e fytyrës, dhe pak gell i vetullave jep rezultate të mira. Nëse keni nevojë për mbushjen dhe plotësimin e tyre ju mund të provoni ndonjë laps apo gell për vetulla.

Vijëzimi i brendshëm i syve

1 përjashtim: ngjyra nude. Duhet të mënjanoni lapsin e zi që ka një kohë që nuk përdoret nga shumica, por ka disa që ende e bëjnë këtë gabim, ju asesi nuk guxoni të përdorni laps të zi brenda syve nëse dëshironi një pamje sa më rinore.

Zgjedhja e korrektorit të gabuar

Juve ju duhet një korrektor me ngjyrë. Nëse keni rrathë të errët në sy atëher duhet të përdorni një korrektorë me ngjyrë roze e cila funksionon në tone të hapura të lëkurës, ndërsa korrektori me ngjyrë portokalli ose të verdhë funksionon me tone më të errëta.

E teproni me eyeliner

Ju duhet të shmangni pamjen e tymosur të syve, gjithashtu, ka kaluar koha që kemi vijëzuar sytë rreth e rreth me laps të zi.

Nëse jeni mësuar me pamje të vijëzuar të syve, atëher merrni 1 brushë dhe 1 hije të syve, aplikojeni atë në këndin e jashtëm poshtë syve. Kjo do ju jep syve një definim të liner-it. Mbani liner-in e sipërm të syve sa më të thjeshtë.

Nuk përdorni primer

Nëse dëshironi një pamje sa më të bukur dhe më të qëndrueshme të syve atëher ju duhet të përdorni primer. Zgjedhni një primer të pasur me përbërës hidratues si: acid hialuronik dhe krijoni një kavanac për të aplikuar korrektorin dhe hijen e syve.

Përdorni hije pluhuri të syve

Nëse deri më tani keni përdorur hije pluhuri të syve, atëher që nga tani duhet të shmangni atë dhe të filloni me një hije kremi të syve.

Produktet me një përfundim pluhuri shpesh definon më shumë rrudhat që i keni, duke kontribuar në dehidrim të lëkurës suaj.

Hija e syve me bazë kremi nuk thanë lëkurën, dhe me aplikimin e primerit, ju do keni një pamje më të qëndrueshme të hijes.

E teproni me shkëlqim

Mbase duket rinore përdorimi i hijeve me shkëlqim, por ato gjithashtu mund të dhurojnë edhe efektin e kundërt. Ato mund të ju japin një pamje më të moshuar. Në vend që të ndriçojnë lëkurën tuaj, ato përkeqësojnë shfaqjen e lëkurë së thatë dhe linjave të vogla.

Në vend të kësaj zgjedhni tone më neutrale – dhe nëse doni diçka pak më dramatike atëher zgjedhni një paletë me shkëlqim të lehtë.

Injorimi i formës së syrit

Ashtu si e zgjedhni prerjen e duhur të flokëve për formën e fytyrës suaj, ashtu duhet të zgjedhni edhe teknikën e eyeliner-it për formën e syve tuaj.