Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet e zakonshme që i bëni me ngjyrën e flokëve tuaj!

Ekspertët zbulojnë se çfarë nuk duhet të bëni…

Kur bëhet fjalë për aplikimin e një ngjyre të re të flokëve, ju mund të bëni gjithçka për ta arritur. Pas shumë përpjekjeve nëpër sallone stilimi ju megjithatë përfundoni të pakënaqur. Pse? Ndoshta nuk jeni duke vepruar drejt dhe në mënyrë të duhur me ngjyrën e flokëve tuaj.

Me ndihmën e ekspertës Mitra Mir, do të ju zbulojmë disa nga gabmet e zakonshme që ndoshta nuk jeni të vetëdijshme se po i bëni, si nuanca e gabuar e flokëve, aplikimi jo i duhur i ngjyrës me formën tuaj të fytyrës. Ja gjërat që nuk duhet t’i bëni…

5 gabimet më të zakonshme të ngjyrës së flokëve:

  1. Aplikimi jo i duhur i ngjyrës. Pra, këtu bëhet fjalë kur nuk aplikoni si duhet hijëzimet në flokët tuaj duke iu përshtatur formës së fytyrës, cilësisë së flokëve dhe gjatësisë.
  2. Ombre e dyshimtë. Kjo bëhet zakonisht në kushte shtëpiake duke provuar ju vet pa ndihmën e një profesionisti. Andaj, duhet të jeni të kudjesshëm pasi nëse ngjyra nuk përhapet mirë dhe saktë, do të duket e tmerrshme.
  3. Mospërputhje e ngjyrave. Ky është një tjetër gabim i zakonshëm kur nuk përshtatni ngjyrën e flokëve të rrënjës me skajet e flokëve, duke u dukur tërësisht jashtë balansit.
  4. Ngjyrë e përshkëllyer. Jo, këtu nuk nënkuptohet nëse stilisti juaj përlyen veshin me ngjyrë por teknika nuk aplikohet si duhet dhe nëse folia nuk vendoset si duhet atëherë mund të rezultojë në përshkëllimë të ngjyrës me tone të pabarabarta.
  5. Tone të tepruara. Është me të vërtetë e turpshme, por disa stilistë mbështeten shumë në tonerë, dhe kur flokët janë në proces e sipër, ato mund të kapin shpejtë tonerët duke përfunduar të sheshta me një nuancë të vetme. Si këshillë mund të përdorni toner pa pigment vetëm me efekt shkëlqyes, për të sjellur butësinë e flokëve.

Nuancat që duhet t’i shmangni, duke u bazuar në tonin e lëkurës suaj:

Ton i bardhë i lëkurës: shmangni një ngjyrë të njejtë në të gjithë sipërfaqen pasi kjo mund të bëjë që lëkura juaj të duket jo e freskët dhe pa gjallëri.

Lëkurë me nuancë ulliri: zbardhja e flokëve për t’u dukur bjonde mund të ju moshojë akoma më shumë dhe jo gjithmonë përshtatet me lëkurën tuaj.

Ton i errët i lëkurës: sërish, mos i leni flokët tërësisht me një ngjyrë të ndritshme. Pak nuancim rreth fytyrës si hijëzim karameli mund të plotësojë pamjen tuaj duke ju bërë të dukeni më e ngrohtë.

Nëse lëkura juaj është e zbehtë apo e verdhë: ndonjëherë të mbështeteni në ngjyrën tuaj natyrale është zgjedhja më e mirë. Ose një alternativë tjetër është ta mbani ngjyrën menjë nuancë të ngrohtë më të errët.

Nëse lëkura juaj ka nuancë rozë: shmangni përzgjedhjen e ngjyrës së zbehtë apo zbardhjen në bjonde, pasi kjo mund të lajë lëkurën duke ju bërë akoma më të zbehtë.

Ngjyra e flokëve që mund të ju bëjë të dukeni më e moshuar: përzgjedhja e nuancës së duhur mund të jetë e vështirë për të gjithë ne, andaj një stilist i flokëve duhet të ju gjejë nuancën e duhur që përshtatet me lëkurën tuaj. Përzgjedhja shumë e errët mund të ju bëjë të dukeni më e moshuar, po aq sa edhe nuanca shumë e zbehtë. Andaj, është e rëndësishme gjetja e një ekuilibri neutral dhe natyral që të ju japë një pamje të freskët dhe rinore.