Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet e zakonshme që i bëni me grimin tuaj!

Ashtu si është e rëndësishme mënyra se si i përdorni brushat dhe produktet e fytyrës, poashtu është e rëndësishme mënyra se si e aplikoni grimin tuaj, gjë e cila mund të ndryshojë pamjen tuaj në tërësi.

Mësoni se si dhe cilat janë ato gabime të zakonshme që i bëni gjat procesit të grimit tuaj.

Ju po aplikoni bronzerin në tërë fytyrën

Bronzeri thekson strukturën e ashtit dhe ngjyrën e lëkurës suaj, dhe nuk fsheh atë. Shmangni pamjen e tërë me bronzer dhe aplikoni bronzerin pjesërisht në ball, mollëza dhe nofulla për të shmangur aplikim të tepërt.

Ju po aplikoni korrektorin në forma të pikave

Nëse po aplikoni vetëm pak nga korrektori nën sy, ju nuk po arrini përfitimet maksimale nga korrektori. Në vend të kësaj, aplikojeni atë në formë trekëndëshi. Kjo jo vetëm që barazon qarqet e errëta nën sy por gjithashtu krijon një dritë trekëndëshi që kap vëmendjen në sytë e juaj.

Po e aplikoni eyeliner-in vetëm në vijën e syve posht

Liner-i që aplikohet vetëm në vijën e poshtme të syve është i lehtë por shmangia e aplikimit edhe në vijën e sipërme të syve bën që sytë të duken më të vogël dhe jep një pamje më të moshuar të fytyrës. Keni durim gjatë aplikimit të liner-it në vijën e sipërme pasi që pamja do të jetë më e bukur se asnjëher.

Harku i vetullave është më dramatik

Definimi i vetullave është një mënyrë e mirë për të lustruar pamjen tuaj, por zhvendosja e harkut të vetullave jep një pamje jo natyrale dhe të vjetër. Disa njerëz thjesht nuk kanë pamje dramatike të harkut, dhe vetëm ndjekin vijën natyrale të vetullave në mënyrë që të mos fitojnë një pamje që i bënë të duken të nevrikosur ose të surprizuar.

Ju po e bëni lidhjen në mes eyeliner-it të sipërm dhe të poshtëm

Nëse dëshironi të arrini një pamje të syve të mëdhenj, përpiquni të lini një hapsirë të vogël në mes eyeliner-it të sipërm dhe atij të poshtëm.

Hija arrin vetullat tuaja

Mënyra më e lehtë për të arritur një pamje si në vitet e 80-ta është aplikimi i hijes deri tek vetullat.

Po aplikoni shumë korrektorë

E dini atë shprehjen “pak shkon shumë”. E po, kjo vlen edhe për korrektorin. Aplikoni një shtresë të hollë dhe përzieni, pastaj mund të vëreni se a keni nevojë për më shumë korrektor apo jo.

Skuqësi është pak posht

Skuqi mund të rigjallërojë fytyrën tuaj në vetëm 2 rrëshqitje, por nëse e aplikoni nën mollëza, atëher ajo i jep strukturës së mollëzave një pamje të zymtë.