Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Gabimet e pavetëdishme gjatë tharjes së flokëve!

A nuk dëshironi thjesht të dilni nga salloni me flokë të stiluara në mënyrë perfekte? Ju ndoshta keni provuar ta rikrijoni atë ndjenjë duke tharë flokët tuaj në shtëpi, por edhe me mësimet më të mira, nuk përfundon ashtu siç dëshironi. Kjo ndodhë sepse jeni duke bërë gabime të pamenduara që prishin volumin e flokëve tuaja të mira. Këtu është ajo që ju duhet të shikoni për …

Picking the wrong tools

Zgjedhja e mjeteve të gabuara

Nëse filloni me llojin e gabuar të tharëses për flokë, shtojcës ose brushës së flokëve, mos pritni rezultate fenomenale. Zgjedhni një tharëse flokësh jonike, e cila prodhon jone negative dhe thanë lagështinë më shpejt dhe parandalon dëmtimin. Bashkangjitni një hundëz koncentruese për strukturë më të fortë, me onde ose një shpërndarës nëse keni flokë kaçurrela. Në vend të brushave metalike të nxehta, zgjedhni ato me qime të forta ose gjemba plastike për shpërndarjen e nxehtësisë në mënyrë të barabartë dhe për një përfundim të butë.

Forgeting a heat protectant

Nëse harroni mbrojtësin e nxehtësisë

Nëse vëreni se flokët tuaja po humbasin shkëlqimin brënda pak minutave gjatë tharjes, kjo është ndoshta për shkak se nuk keni përdorur një mbrojtës të nxehtësisë. Ky produkt mbron flokët dhe mban stilimin për më gjatë. Para tharjes së ardhshme, zgjidhni sprej mbrojtës që ka kontroll anti statik dhe mbanë flokët tuaj të mbrojtur dhe pa dredhosje.

Skipping sectioning

Ndërprerja e seksioneve

Nëse keni trajtuar gërshetën në një masë të madhe të flokëve, ju keni bërë gabim. Kur bëni tharjen, flokët duhet të ndahen në bazë të trashësisë në shtresa dhe pastaj, në seksione me trashësi prej 3 deri në 5 cm. Ndarja siguron që të gjitha zonat e flokëve të marrin ngrohje adekuate dhe madje edhe formë.

Washing with the wrong products

Larja me produktet e gabuara

Nuk mund të shpresoni që flokët tuaja të avancojnë me jetën nëse nuk i përdorni drejtë edhe shamponin edhe kondicionerin. Për ta rregulluar këtë, ne rekomandojmë Dove Regenerative Repair shampon dhe kondicioner. Të pasuruar me alga të kuqe dhe komplekse ushqyesish, kjo formulë forcon flokët pa masë dhe i mbanë larg dëmtimit.

Rushing the rough dry

Tharja paraprake e flokëve

Nëse shmangni tharjen paraprake të flokëve, ju po vendosni veten për katastrofë. Ky proces kryhet para se t’i stiloni flokët duke hequr lagështinë nga rrënjët e lagështa. Pasi të bëhet tharja paraprake, tharja e fryerjes do ta ruajë stilimin më mirë. Prandaj, ju rekomandojmë t’i thani paraprakisht flokët deri në 30% dhe pastaj të vazhdoni me stilim dhe tharjen përfundimtare.

Using the wrong method

Duke përdorur metodën e gabuar

Sigurohuni që metoda që po përdorni për të stiluar flokët me tharje nuk është e gabuar. Për ta parandaluar këtë, përdorni nxehtësi të lartë në flokë të trasha dhe ngrohje të ulët në flokët e holla. Poziciononi hundën e tharëses vertikalisht dhe jo horizontalisht për të vepruar në mënyrë të barabartë. Mbani kokën e tharëses vazhdimisht në lëvizje për të parandaluar tharjen e tepërt. Sapo, gati të keni mbaruar tharjen, përdoreni tharësen të fryej ftohtë për të bërë përfundimin e stilimit.