Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Fustanet e bardha që kanë lënë gjurmë në historinë e modës!

Dita e dasmës është një nga ditët më emocionuese dhe të paharrueshme në jetën e secilës grua. Nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh nusen teksa ecë me plot krenari me fustanin e saj të veçantë. Gjetja e fustanit perfekt është pjesa më emocionuese e planifikimit të dasmës – pasi duhet të përshtatet në mënyrë të përkryer, të shfaqë shijen e nuses dhe të shpreh individualitetin e saj. Secila femër ëndërron detaje të fustanit të saj që nga fëmijëria që dëshiron t’i realizojë një ditë.

Bright Side ka vendosur të paraqesë 10 fustanet më ikonike të dasmës në historinë e modës që akoma frymëzojnë nuset e ardhshme dhe dizajnerët e njohur.

Diana, Princesha e Wales


Dasma përrallore e Princit Charles dhe Dianës që u mbajt më 29 korrik, 1981 është quajtur me të drejtë si “dasma e shekullit”. Për këtë ditë të veçantë, Diana zgjodhi një fustan të dizajnuar nga David dhe Elizabeth Emanuel. Ishte i tëri i dizajnuar me perla të vogla, mëndafsh të fildishtë dhe dantellë antike, që u cilësua si fustani më i bukur i të gjitha kohërave.

  1. Kate Middleton

Një ceremoni tjetër martesore e shkëlqyer në familjen mbretërore britanike ka bërë bujë në gjithë botën. Kate na ka befasuar me fustanin e saj të mrekullueshëm të dizajnuar nga Alexander McQueen. Një fustan fenomenal, i gjatë dhe elegant, vello të bukur me një kurorë unike, u bë shumë shpejt një objekt dëshirash për mijëra nuse në mbarë botën.

  1. Grace Kelly

Grace Kelly bën pjesë në listën e nuseve më elegante të të gjitha kohërave. Dasma e aktorës së mrekullueshme të Hollivudit dhe Princit të Monakos, u portretizua me fustanin e mahnitshëm të Grace, që u bë një burim frymëzimi edhe më tej nga dizajnerë të shumtë. Kjo ngjasonte vërtetë me një zanë, me material mëndafshi delikat të stolisur me mijëra perla.

  1. Sara Jessica Parker në komedinë romantike “Sex and the City”

Shumica prej jush e mbani mend serialin dhe sidomos veshjen ekstravagante të dasmës së Carrie Bradshaw, e cila karakterizohej me nje fustan magjepsës, të dizajnuar nga Vivienne Westwood, me një stil unik, duke zbuluar në mënyrë të përkryer karakterin dhe stilin e heroinës.

  1. Jacqueline Kennedy

Ceremonia e dasmës u zhvillua në Rhode Island në vitin 1953. Kjo zonjë dukej absolutisht e mahnitshme në fustanin e saj të dasmës dhe me një vello të gjatë e të bukur.

  1. Angelina Jolie

Një nga çiftet më të bukura të Hollivudit, Angelina dhe Brad Pitt u lidhën më 23 gusht 2014, në një ceremoni private në jug të Francës. Ishte ndoshta njëra nga martesat më të shumëpritura të dekadës. Fustani i saj i bardhë ishte krijimtaria e fëmijëve të saj. Ajo kërkoi nga dizajnerët e ateliesë Versace të mbulonin fustanin e saj me material prej mëndafshi dhe vello me dhjetra vizatime shumëngjyrëshe nga fëmijët e saj. Llogaritet si fustani më unik dhe elegant në histroinë e modës.

  1. Merilyn Monroe

Ylli i famshëm Marilyn Monroe ka veshur një fustan me ngjyrë kafe të errët me jake të bardhë të leshtë, në martesën e saj të dytë me legjendën e bejzbollit Joe DiMaggio. Kritikët e modës gjithnjë do ta kujtojnë këtë veshje si të pazakontë dhe elegante.

  1. Kristen Stewart në Twilight Saga

Veshja e dasëms së Bella Swan, karakteri imagjinar në serinë e filmit Twilight është bërë një senzacion i vërtetë. Kjo veshje u projektua nga Carolina Herrera, me vlerë prej 35,000 dollarë, por që ju mund të porositni një kopje të tillë në internet me çmim më të volitshëm prej 800 dollarësh.

  1. Renee Zellweger

Një tjetër fustan mahnitës i projektuar nga Carolina Herrera – këtë herë për Renee Zellweger, të cilin fustan ajo e veshi për ditën e saj të veçantë në vitin 2005.

  1. Victoria Beckham

Victoria Beckham tani është një stiliste e famshme dhe ikonë e modës e cila vet krijon fustane të tilla, së bashku me aksesorë tjerë të modës. Në martesën e saj me David Beckham që u zhvillua në korrik të vitit 1999, në Irlandë, Victoria mbante një fustan shampanjë të dizajnuar nga Vera Wang.