Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Fushata e re e Calvin Klein përfshinë shumë njerëz të famshëm!

Fushata më e re e Calvin Klein #MyCalvins është shumë e nxehtë. Në të përfshihen të famshmit Naomi Campbell, Bella Hadid, Odell Beckham Jr. Fushata përbëhet nga ata duke pozuar në rroba të mbrendshme të markës CK.

Të fotografuar nga Daniel Jackson – me një video të bashkangjitur nga regjisorja Bardia Zeinali – fushata e #MyCalvins “sjell në jetë perspektivën lozonjare dhe të pastër të joshjes, një e cila nxit vetëshprehjen dhe thekson se joshja është një gjendje mendore,” spjegon brendi. Reklama tregon fotografitë e modelëve të CK në 2 pozicione që dëshmojnë se si dallon joshja nga jeta publike në atë personale – një fotografi serioze në ngjyrë bardh e zi dhe menjher afër saj një fotografi më argëtuese dhe më e relaksuar – të veshur në dizajnet e reja të guximshme Neon të 1980 për femra dhe meshkuj.

Videoja e bashkangjitur ndjek formatin e njejtë: fillon me të famshmit në ngjyra bardh e zi para se të kamera të afrohet dhe të fillojë me jetën personale të të famshmëve në dhomën e gjumit.

Fushata e re CK shënon fushtatën e parë #MyCalvins për Campbell, Beckam, Dj dhe producenti Diplo, Elordi si dhe muzikantët Beth Ditto dhe Lay Zhang si dhe modelja Matthew Noszka.