Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Funksioni i korrektorëve sipas ngjyrës përkatëse!

Këto ngjyra ylberi mund të ju ndihmojnë të arrini deri në kamuflimin e lëkurës në mënyrë të përsosur…

Nëse keni akne, skuqje, rrathë të errët apo lëkurë të yndyrshme, mbulimi i tyre me shtresa e nën shtresa të korrektorëve akoma do të lë gjurmë në fytyrën tuaj. Andaj, zgjidhja është një korrektor apo fshehës me ngjyra që kamuflon parregullsitë në lëkurën tuaj.

Korrektorët me ngjyra vijnë në nuanca të ndryshme si e verdhë, pjeshkë, vjollcë dhe e gjelbër. Lexoni më poshtë funksionin e secilës nuancë.

E verdhë

Nëse keni rrathë të errët dhe qeska të nxira poshtë syve, atëherë përzgjedhni një korrektor me nuancë të verdhë, në mënyrë që të fshehni rrathët e errët.

Pjeshkë

Tonet e lëkurës së ndritshme apo mesatare, zakonisht kanë rrathë të errët dhe çdo nxierje vërehet më shumë. Andaj korrektrët me ngjyrë pjeshke apo salmoni mund të funksionojnë shumë mirë nëmbulimin e këtyre hijeve.

Vjollcë

A është lëkura juaj e zbehtë? Ktheni shkëlqimin e lëkurës duke përdorur grim me bazë ngjyrë vjollcë apo lavande. Poashtu ky korrektor mund të balansojë edhe bazën ose sherkun që ështëshumë portokalli apo në të verdhë.

E gjelbër

Fshehni çdo shenjë të akneve, skuqjes dhe alergjive gjatë aplikimit të një shtrese të lehtë me një korrektor me nuancë të gjelbër. Meqenëse e gjelbërta është e kundërta e të kuqes në rrotën e ngjyrave, mund të neutralizohet çdo e metë e mundshme.