Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Flokët me nuancë ‘opale’ janë trendi më i ri i ngjyrës së flokëve në Instagram!

Jemi në fillim të muajit të dytë të 2018 përderisa ka lindur një trend i ri i flokëve në botën e Instagramit – flokët me nuancë opali. Fatmirësisht, ndryshe nga disa trende tjera të vitit të kaluar, ky stil është i përshtatshëm edhe në jetën e përditshme.
Image may contain: one or more people

Ngjyra është rezultat i përzierjes së rozës metalike dhe portokallit sherbet. “Besojmë se ngjyrat e buta dhe delikate do të dominojnë trendin e flokëve për vitin 2018” thotë stilisti i flokëve Majk Llovenstin në një intervistë për Allure.
Image may contain: one or more people and indoor
Image may contain: one or more people
Image may contain: one or more people

Llovenstin ka krijuar ngjyrën e butë opali me bashkëshorten e tij Melodinë, në salonin e tyre, fillimisht duke hapur flokët në bjondë platinë e pastaj duke përdorur miks ngjyrash me bazë vjollce për një përfundim pastel. Pasiqë ngjyra është e ndezur dhe e tejdukshme, eventualisht do të zbehet në bjonde, gjë që e bën këtë stil të lehtë për mirëmbajtje pasiqë në fund nuk ngelet çfarë të mirëmbahet.

Nëse jeni duke kërkuar të eksperimentoni me flokë nuancë opali në shtëpi, sigurohuni që të gjeni një ngjyrosës të shkëlqyer dhe të konsultoheni para se të lyeni flokët. Pas kësaj mund të bëni me miliona foto për në Instagram pasiqë do dukeni mrekullueshëm.