Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Flokët e shkallëzuara: modeli i përshtatshëm për çdo formë të fytyrës

Kjo lloj prerje e shkallëzuar e flokëve duket mirë për çdo lloj forme të fytyrës: gjatësia deri në shpatulla, fijet e shkallëzuara dhe funksionon pothuajse për çdo teksturë të flokëve.

Ky model jo vetëm që duket hijshëm por paraqet edhe gjatësinë më të këndshme për momentin. Në të vërtetë, është kaq e popullarizuar tani saqë të gjithë të famshmet si Sienna Miller, Ali Larter, Brooklyn Decker dhe Olivia Munn janë duke mbajtur këtë lloj prerje.

Pra, si mund t’i bëni edhe ju? I kam përshkruar rregullat më poshtë.

Shkallëzimi është çelësi

Gjatësia e flokëve e njejtë është shumë e mirë për flokë të drejta, por nuk funksionon për të gjithë. Shkallëzimi i gjatë është çelësi i prerjes së përkryer sepse i shtojnë volumin flokëve të sheshta, japin cilësinë e flokëve të trasha dhe kontrollin e flokëve kaçurrela.

Keni kujdes mos krijoni shumë shkallëzim nga prapa. Më shumë fokusohuni nga para sepse japin formë më të mirë fytyrës. Nëse keni flokë të shkurtër, mos lejoni që të preni flokët mbi syrin tuaj. Nëse keni flokë të gjata mos bëni shkallëzim mbi veshin tuaj sepse mund të rrezikoni një pamje më të vjetër.

Gjatësia deri në supe është më e kënaqshme

Flokët e gjata gjithnjë kanë qenë të popullarizuar, por flokët me gjatësi mesatare apo deri në supe japin vërtetë pamje më elegante për shumicën e grave. Nëse keni fytyrë me formë më të gjatë dhe flokë të gjata, atëherë mund të dukeni me fytyrë edhe më të gjatë. Andaj, nëse jeni me moshë më të re, mos i leni flokët deri në gjoks të gjata, sepse jepni efekt më të vjetër.

Balluket mund të freskojnë çdo stilim të mërzitshëm të flokëve

Shtimi i ballukeve ndikon shumë në freskimin e stilimit të flokëve, mund të zgjedhni balluke më të shkurta, nga anësh apo model që i përshtatet formës suaj të fytyrës. Nëse keni flokë kaçurrela balluket nuk janë gjithnjë një zgjedhje e mirë.

A duhet të keni ndarje të flokëve në mes apo nga anësh?

Disa femra, veçanërisht ato me forma katrore të fytyrës duken shumë bukur me ndarje në mes. Ndërsa femrat me fytyrë ovale ose të gjatë nuk iu qëndron mirë kjo lloj ndarje. Këto mund t’i ndajnë nga anësh.

Zgjedhni prerje me formë “U” ose “V”

Nëse duhet të mbani flokë të gjata, atëherë kërkoni nga stilisti që prapa ti keni më të gjata se para, kësisoj në formë “U” ose “V”. kjo nënkupton më të shkurta nga anash dhe para të jenë flokët ndërsa më të gjata nga pas.