Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Flokë rozë të artë – inspirim dhe këshilla për flokët rozë që keni ëndërruar ndonjëherë!

Flokë ngjyrë hiri, pastel apo të shtruara janë trendet e guximshme që kanë kapur vëmendjen tonë. Mirëpo nga një trend nuk mund të mjaftohemi “flokët rozë të artë” dhe lajmi i mirë është se kjo ngjyrë është në trend edhe në vitin 2019.

Stilisti Leri King parashikon se në këtë vit do të kthehet stili i viteve 70` dhe tonet e buta të rozës do jenë të preferuarat tek bjondet.

Yjet si Ema Roberts, Ella Fening dhe ylli i GIRLS Xhemina Kirke, të gjitha kanë shkëlqyer me flokët rozë të artë dhe nuk mund të presim që edhe yje tjera të provojnë këtë trend.

Image may contain: 1 person
No photo description available.

Nuk janë vetëm femrat por edhe meshkujt sikurse Kameron Dallas që kanë eksperimentuar me këtë nuancë.

Nuanca rozë-metalike është shumë e popullarizuar në Instagram sikurse në tërë botën dhe është e famshme sidomos në festivale.

Shkrimtarja Beki Fern e shpjegon pse u përcaktua për këtë ngjyrë dhe se a i ka pëlqyer. Beki u drejtua tek saloni i flokëve Cheeky, si pjesë e Josh Wood Metal Heads servisit të ngjyrës së flokëve. Qëllimi i saj ishte të dukej si Siena Miller në vitin 2013 tek British Fashion Awards.

Melani, personi që punoi në të, shpjegon se si kjo ngjyrë është e përshtatshme për çdo rast dhe zgjatë deri në 5-7 larje flokësh.

Por çfarë janë flokët rozë të arta?

Rozë e artë është një nuancë e kuqe e bakrit me pak hije të arit dhe rozës. E pyetëm gurunë e ngjyrës Daniel Palmer për këshillat e tij në përcaktimin për këtë ngjyrë…

“Mendoni se të kërkoni ngjyrën rozë të artë është një gjë e drejtëpërdrejtë por mund të jetë shumë problematike për të gjetur nuancën e duhur për ju andaj ju sugjerojmë që të merrni ndonjë foto apo të keni parasysh saktë se çfarë nuance dëshironi” thotë ai.

Është një trend që i përshtatet çdokuj…

Image may contain: 1 person
Image may contain: 1 person
No photo description available.

Rozë e artë është ngjyrë e përshtatshme më tepër për personat me sy të errët dhe me ton të verdhë të lëkurës mirëpo gjithmonë ka përjashtime për këtë rregull. Një ngjyrosës me përvojë mund që të përshtatë nuancat për lëkurën dhe sytë e juaj që të dukeni po aq mrekullueshëm.