Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Flokë elegante për femrat përtace!

Të jemi të sinqertë – ne të gjithë duam të vishemi si versionet më elegante çdo ditë! Gjithashtu, ne duam të shtyjmë ato pesë minuta shtesë çdo ditë. Pastaj, duam të jemi në gjendje të hamë ato ëmbëlsirat e vogla dhe gjithnjë të kemi një trup si Beyoncé, por kjo është një tjetër bisedë për një ditë tjetër.

Qëllimi është, meqë ndërkohë nuk mund ta marrim gjithmonë atë që duam, me siguri mund të bëjmë një stil flokësh elegante me këto truqe për të shpëtuar kohën për vajzat përtace në rregullimin e flokëve në parukeri.

Turtleneck Hair

Modeli  1. Flokë në jakë rreth qafës

Nëse vazhdimisht e shtyni kohën e zgjuarjes në mëngjes dhe tani keni vetëm 2 minuta për t’i rregulluar flokët, ky truk flokësh do të jetë shpëtimtari juaj. Investoni në të gjitha veshjet me jakë në fyt – tuta, xhemper, t-shirt, palto, etj. E tëra që duhet të bëni është të merrni flokët tuaj dhe t’i futni në jakën nën fyt. Për t’i mbrojtur flokët nga shpërndarja, lidhni një bisht të lirshëm në mënyrë që të mbetet nën qafë. Pasi t’i rregulloni gërshetat tuaja nën qafë, përshkoni gishtat përmes flokëve në krye për një pamje të çrregullt. Dhe voila!

Wrap it in a Scarf

Modeli  2. Mbështjellni në një shall

Nëse jeni zgjuar vonë në një ditë të rëndësishme dhe gjithsesi duhet t’i rregulloni gërshetat tuaja, këtu është se si mund ta bëni këtë në më pak se 5 minuta. Vetëm mbështilleni një shall rreth kurorës suaj, lidheni nyje në njërën anë dhe ndërthurni flokët dhe shallin në një bishtalec anësorë të çrregullt.

Tie it up in a messy side braid

Modeli  3. Lidhni në një bishtalec anësor të çrregullt

Flokët e çrregullta thurrni në bishtaleca, pastaj bashkoni të dy bishtalecat së bashku për një model të rastësishëm elegant. Krijoni një ndarje anësore dhe thurrni flokët duke filluar nga tëmthat dhe shkoni poshtë. Një bishtalec i anuar anash është në të njëjtën kohë elegant dhe rastësor.

Short Hairstyle

Modeli  4. Shko në gjysmën e flokëve

Nëse keni flokë të shkurta, nuk duhet të shqetësoheni për rregullimin e tyre. Vetëm përqëndrohuni në kurorë dhe shtoni ca ndryshime në krye – pjesa tjetër do të kujdeset vetë. Merrni flokët mbi veshët tuaj, ndani ato dhe lidhni në një gjysmë-bishtkali. Lëreni pjesën tjetër të flokëve të rrjedhë natyrshëm. Lidheni gjysmë-bishtkalin në pjesën e prapme të kurorës me ndihmën e disa karficave dhe jeni të gatshëm për të dalë.

Gather it into a messy bun

Modeli  5. Mblidhni në një bishtkali të çrregullt

Kjo është mjaft e lehtë. Ju duhet thjeshtë t’i mbështjellni lart flokët në një bishtkali të vogël, t’i nxjerrni anash dhe rivendosni përsëri në bishtalec. Bëni këtë në të gjitha anët dhe keni bishtalecin e çrregullt të ëndrrave tuaja.