Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

E vërteta e miteve të zakonshme në lidhje me zbokthin!

Si duket, skalpi i thatë nuk është shkaku i zbokthit tuaj në flokë.

Zbokthi është një problem që shumica e njerëzve e përjetojnë gjatë jetës së tyre. Në mënyrë që të kuptojmë shkakun dhe se cilat janë ato pretendimet e rreme në lidhje me zbokthin neve biseduam me 2 profesionist, gjëra të cilat do të mund ti lexoni në vazhdim.

Çfarë e shkakton zbokthin?

“Qelizat e lëkurës në skalp në çdo moment rizëvendësohen me qeliza të reja,” thot trikologia Anabel Kingsley. “Kur qelizat e lëkurës fillojnë të ndahen më shpejtë se sa që bien, atëher kjo shkakton leskërim – zbokth.” Shtimi i tepërt i qelizave mund të shkaktojë shtresim në skalp i cili pastaj leskërohet duke shkaktuar zbokth. Disa njerëz janë të ndjeshëm në një këpurdhë të quajtur malassezia e cila gjendet në skalp në mënyrë natyrale, spjegon Christine Choi. Kjo ndjeshmëri mund të shkaktojë rritje të qelizave shtesë të lëkurës që mblidhen dhe leskërohen. Gjithashtu ekziston edhe mundësia gjenetike e zbokthit.

Këto janë të vërtetat e miteve të zakonshme në lidhje me zbokthin:

Miti 1: Zbokthi shkaktohet nga skalpi i thatë

Në fakt, skalpi i yndyrshëm është edhe më i prirë nga zbokthi. Malassezia janë lipofilike, që nënkupton se e duan yndyrën (sebumin) të cilën e prodhon lëkura dhe rriten kur ka më shumë. Yndyra e tepërt shkakton sebborheic dermatitis, e cila shkakton rritje të zbokthit.

Miti 2: Përdorimi i tretmaneve me vaj do e përmisojë gjendjen e zbokthit

Një tretman me vaj të ngrohtë është një tretman i preferuar nga shumica. Për të parë rezultatet, ju duhet të aplikoni vaj të ngroht kokosi ose ulliri drejtëpërdrejtë në skalp. Por a ka efekt kjo? “Pasi që zbokthi zakonisht është i yndyrshëm, aplikimi i yndyrës shtesë thjesht do e përkeqësojë gjendjen,” thot Kingsley. “Aplikimi i vajit në skalp gjithashtu mund të shkaktojë irritim.”

Miti 3: Ju duhet të largoni zbokthin para se të pastroni flokët

Kingsley thot se “nëse zbokthi ka nevojë të largohet me anë të një krehëri, kjo nënkupton se është më i kapur për skalpi, gjë që mund të jetë një problem më serioz i skalpit se sa një zbokth i zakonshëm.” Largimi i vrazhdë dhe jo i duhur i zbokthit mund të shkaktojë dhimbje dhe gjakderdhje, ku gjakderdhja e lë skalpin të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Miti 4: Ju duhet të pastroni flokun më rrallë nëse keni zbokth

Në fakt ju duhet të pastroni flokun 1 her në ditë në mënyrë që të largoni zbokthin dhe debrisin. Nëse nuk keni mundësi atëher ju duhet të përdosni një pastrues tonifikues. “Në mënyrë që të ulni shansën e këpurdhave, përdorni një toner skalpi dhe një shampo që përmban agjent anti-mikrobial,” thot Kingsley. Gjithashtu, kërkoni shampo që përmban përbërës aktiv si piroktone olamine ose zink pyrithione.

Miti 5: Nuk duhet të zhveshni skalpin

“Aplikimi i një maskë zhveshëse skalpi 1 her ose 2 her në javë do përshpejtojë procesin e largimit të zbokthit, si dhe do e parandalojë formimin e tyre,” thot Kingsley. “Maskat zhveshëse lehtësisht largojnë zbokthin dhe ndihmon në rikthimin e nivelit të qarkullimit të qelizave të lëkurës në skalp.” Shmangni recetat që mund ti përgatisni vet, zgjedhni produkte të cilat përmbajnë acid salicilik ose hidrokortizone.

Miti 6: Produktet e stilimit e përkeqësojnë gjendjen

Ka shumë gjëra që mund të shkaktojnë zbokthin: gjenetika, stresi, ushqimi, por rutina e stilimit nuk është në këtë listë. Thjesht sigurohuni të pastroni flokun nga debrisi 1 her në ditë.

Miti 7: Zbokthi nuk ndikon në rritjen e flokut

“Hulumtimet dhe studimet kanë vërtetuar se skalpi i leskëruar mund të shkaktoj apo edhe të përkeqësojë rënie të flokëve në individ të caktuar,” thot Kingsley. Nëse skalpi është në gjendje të keqe, kjo mund të ndikojë në rritje të flokut.

Miti 8: Zbokthi përkeqësohet gjatë verës

Dimri është koha kur zbokthi paraqitet. “Njerëzit konsumojnë më shumë ushqime që nxisin zbokthin gjatë dimrit,” thot Kingsley. “Këtu përfshihen produkte të pasura me yndyrë, ushqime nga qumështi, të ëmbla dhe pikante, si dhe shampanjë.” Muajt e ftohtë janë një kohë e stresit të shtuar. Shumica e njerëzve nuk pastrojnë flokun shpesh përshkak të temperaturave të ulëta, gjë që e përkeqëson zbokthin.

Si mund të largoni zbokthin?

Nuk ka shërim për zbokthin. Megjithatë, ka shumë produkte që ndihmojnë në kontrollimin e tyre. Provoni një shampo dhe kondicioner kundër zbokthit. Nëse e përdorni në vazhdueshmër, gjasat janë që do mund të përmisoni gjendjen.