Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Domatet- produkt bukurie!

Domatet janë të disponueshme gjatë tërë vitit dhe mund t`i inkorporoni në dietën tuaj në shumë mënyra. A e keni ditur se domatet mund të përdoren edhe si produkt i bukurisë duke ju mundësuar që të dukeni më mirë me më pak të holla dhe pa përdorur produkte që përmbajnë kimikate?

Në të shkrim do të lexoni mbi arsyet pse është ide e mirë që të fërkoni fytyrën me domate.

Për ngjyrë shkëlqyese të lëkurës

Feta e domates është pak acidike andaj edhe është e aftë që të largojë butësisht shtresën më të sipërme të lëkurës. Nuk dëshironi që kjo pjesë të qëndrojë në lëkurë pasiqë është e përbërë nga qelizat e tepërta të vdekura. Falë domateve do të arrini shkëlqim të lëkurës pa aplikuar sasi të mëdha të pudrës për shkëlqim.

Për ngjyrë të njëllojtë të lëkurës

Mund të fërkoni domaten në fytyrën që nuk ka ngjyrë të njëllojtë. Lëngu i domateve ka aftësi që të neutralizojë melaninën e tepërt- pigmentin e lëkurës me ngjyrë të errët. Me fërkimin e rregullt me domate mund të arrini ngjyrë të njëllojtë pa përdorimin e kremave të shtrenjta për zbardhim.

Për përmirësimin e shenjave

Mund të fërkoni fetën e domates në shenjat e ngelura nga puçrrat dhe aknet, si dhe nnga plagët e ndonjë aksidenti apo ndonjë pocedure mjekësore. Domatja ka vitaminë C që e xnit zhvillimin e qelizave të reja të lëkurës si dhe ka aftësi që të veprojë mbi pigmentet e errëta.

Për reduktimin e rrudhave

Falë vitaminës C në përbërjen e saj, domatja ndihmon në reduktimin e rrudhave. Jo ndodh për shkak se vitamina C e nxit prodhimin e kollagjenit, një lloj i porteinës që e forcon lëkurën. Duke e shtrëngua lëkurën, rrudhat do të reduktohen pa nevojën e ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike.

Vonon plakjen e lëkurës

Përveç që e shtrëngon lëkurën, domatja ndihmon edhe në mbrojtjen e saj nga dëmi i radikaleve të lira. Si rezultat, proçesi i mplakjes së lëkurës mund të reduktohet dukshëm.

Kontrollon shkëlqimin dhe prodhimin e yndyrës së tepërt

A keni fytyrë që është vazhdimisht e shkëlqyeshme sikurse një enë me vaj? Gjithçka që duhet të bëni është të fërkoni një domate në fytyrës pasiqë lëngu i domates është i aftë që të zbërthejë yndyrën e tepërt në lëkurë duke i dhënë fund shkëlqimit të padëshirueshëm.

Zvogëlon poret e mëdha

Gjëndrrat yndyrore arrijnë që përmes poreve të nxjerrin yndyrën në shtresat më të larta të lëkurës. Prandaj duke i mbajtur poret të mbyllura, yndyra mund të reduktohet. Fërkimi i domates në fytyrë është mënyrë e shkëlqyer e zvogëlimit të poreve të mëdha.