Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dizejnerët e ri në Javën e Modës në New York!

Ja disa nga emrat që duhet ti dini për  Javën e Modës në New York.

Të gjithë kemi qenë 1 herë në jetë të rinj për ndonjë gjë, si në shkollë, në ekipe të ndryshme etj. Këta dizejner po përjetojnë emocionin e njejtë, dallimi mes atyre dhe neve është se ata janë këtu për të pushtuar pistat e Javës së Modës në New York.

Ja se cilët janë ata:

AKNVS nga Christian Juul Nielsen

Nëse veç më jeni admirues i Christian Juul Nielsen, keni një arsye të mirë për të qenë: me shumë gjasa ai ka dizajnuar disa nga veshjet tuaja më të preferuara në Dior dhe Oscar de la Renta para lançimit të Land of Distraction në 2017. AKNVS (a.k.a “a canvas – një kanavacë”) është këtu dhe përfaqëson vizionin e pazakontë të Nielsen për një brend. Edhe pse ky është sezoni i tijë i parë, AKNVS veç më përjetoi momentin këtë verë falë Kate Bosworth e cila veshi fustanin e tyre Christy në qershorë.

Blancore

Faqja e tyre kryesore është e mbushur me thënie si “Përqëndrohuni në zërin tuaj të brendshëm” si dhe “ndjehuni Blancore.” Deklarata e tyre e misionit thot se veshja duhet të jetë “lëkurë, një pjesë e trupit të njeriut.” Si duket ata nuk besojnë në ngjyrën e kuqe dhe portokalli.

Deveaux

Tommy Ton kaloi vite me rradhë duke dokumentuar skenën globale të Street Style, dhe në fund i erdhi një ide: përse të fotografojë njerëz të tjerë nga moda përderisa mund ti krijosh ato?

Eliana Murargy

Ajo flet 4 gjuhë, edhe pse dizajnet e saja nuk kanë nevojë për përkthime. Ato janë krijime të forta të inspiruara nga “The Aje” një figurë e femrës Yoruba me prejardhje Afrikane me një fuqi kozmike intenzive.

Jahnkoy

Maria Kazakova është një artist vizual nga Brookyn via Siberia. Prezantimi i saj elektrik në Javën e Modës të meshkujve ishte një paradë e vallzuesve, muzicientëve dhe veshjeve të qendisura ruse të rrugëve. Këtë sezonë, ajo sjell brendin e sajë “whoa” të sponzoruar nga Puma në skenë për herë të parë, dhe ne po presim që të dyja: një festë dhe një mënyrë të re për të veshur një xhup.

Raisa Vanesa

Motrat jetojnë në Stamboll, të trajnuara në Londër, dhe dizajnojnë fustane mode për femrat anë e mbanë botës duke përfshirë Gabrielle Union, Katy Perry dhe Taylor Swift, të cilat kanë veshur fustanin e tyre lavande tek Billboard Music Award në muajin maj.

Shopbop

Shopbop festoi 20 vjetorin e tyre me anë të hapjes së hapsirës së re të shitjes me bashkëpunime ekskluzive, mysafir dhe mundësinë e çmuar për të provuar trendin e tyre të veshjeve në jetën reale.

Social – Work

Social – Work është një brend i ri i përkushtuar në prodhim etik, transparencë radikale dhe një dialog në mes blerësve, dizajnerëve dhe punëtorëve të fabrikave. Krijuar nga një vendas kinez Chenghui, është një model i ri biznesi i cili krijon veshje të mira. Jemi të intriguar.