Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Dizajne të lehta dhe argëtuese që duhet ti provoni për këtë verë!

Aq të bukura dhe moderne sa që të gjithë do ua kanë zili.

Vera po arrinë, kjo do të thot se rrjetet sociale do jenë të përmbushura me fotografi të artit të thonjëve. Pamja e duarve tuaja pa asnjë lloj të manikyrit në fotografi tuaja nuk do të duket aspak e bukur.

Përderisa llaqet e thjeshta duken bukur, kur është fjala për fotografi, janë dizajnet e ndryshme të thonjëve të cilat do kapin vëmendjen e të tjerëve në fotografitë tuaja. Pra, për ti përgatitur duart tuaja për këtë verë, ne kemi zgjedhur disa nga dizajnet më të bukura që ia vlejnë ti shikoni dhe mbase të inspiroheni për manikyrin tuaj të ardhshëm.

Gjysmë hëne

View this post on Instagram

Trending at 17 Crosby: glossy red + sweet, muted lilac.

A post shared by Paintbox (@paintboxnails) on

Si ta arrini këtë dizajn:

Merrni 2 lloje të ngjyrave dhe pastaj aplikoni një top coat i cili thahet shpejtë. Aplikoni një ngjitës të thonjëve në mes të tyre për të krijuar një vijë të pastër të gjysmë hënës së ardhshme. Pastaj, mbushni hapsirën me ngjyrën e zgjedhur nga ju. Për të krijuar gjysmë hënën e përsosur, përdorni stikera në formë rrethi dhe preni ato në gjysmë horizontalisht. Vendosni stikerin në fund të thoit dhe pastaj ngjyrosni me llak mbi to me ngjyrën e dytë. Lehtësisht largoni stikerin kur llaku ende është i butë dhe aplikoni një top coat për të përfunduar dizajnin.

Thonj të ylbertë

View this post on Instagram

Omg

A post shared by Emily Weiss (@emilywweiss) on

Si ta arrini këtë dizajn:

Thonjtë e ylbertë janë shumë të famshme këtë vit. Të famshmit si Kendall Jenner po aplikojnë këtë trend të Instagramit i cili sinqerisht është shumë i përshtatshëm kur nuk mund të vendosni se cilën ngjyrë e dëshironi. Fjalë për fjale, zgjedhni cilën do ngjyrë, dhe për këtë dizajn përdorni një brushë precize të thonjëve për të krijuar këtë kthim të lakuar në një manikyr klasik french.

Diskoteka

Si ta arrini këtë dizajn:

Ky stil spiraleje kërkon 3 lloje të ngjyrave dhe pak fokus për të arritur dizajnin abstrakt – por keni vetbesim, do konsideroheni si një pikaso i artit të thonjëve. Aplikoni një top coat dhe pastaj ngjyrosni tërë shtratin e thoit me një hiije. Duke filluar nga fundi i thoit, përdorni një brushë të hollë për të krijuar formën e çdo spiraleje. Ndjekni hapat e njejtë edhe për ngjyrën e tretë. Kujtoni se jo të gjithë thonjtë duhet të jenë identik.

Rruaza

Si ta arrini këtë dizajn:

Këto janë bizhuteri e thonjëve tuaja. Pas aplikimit të një baze të pastër në thonjtë tuaj, ngjitni rruaza të vogla në thonjtë tuaj me anë të një ngjitësi të thonjëve. Pasi që ato të thahen, aplikoni 2 shtresa të top coat të pastër për të penguar që dizajni të mos ju shkaktojë probleme.

Krom i pastërt

View this post on Instagram

C H R O M E is where the 🖤 IS

A post shared by Paintbucket (@paintbucketnails) on

Si ta arrini këtë dizajn:

Në rregull, ky në fakt nuk është një dizajn i vërtetë, por kromi është aq intens sa që qëndron si dizajn në vete. Vetëm ngjyrosni 2 shtresa të llakut argjend mbi një shtresë baze dhe pastaj aplikoni një top coat me shumë shkëlqim.

Art luleje me gurë

Si ta arrini këtë dizajn:

Për këtë dizajn nuk duhet të keni aftësi të vizatimit, thjesht ju duhen disa stikera të luleve. Ngjyrosni thonjët me një shtresë bazë të pastër, vendosni disa stikera luleje dhe një apo dy gurë metali, dhe pastaj shtresoni një shtresë më tepër të top coat për një qëndrueshmëri më të fuqishme.