Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Disa truqe për flokë të aprovuara nga stilistët!

Kur ju rregulloni flokët në shtëpi, dëshirojmë që procesi të jetë i thjeshtë dhe rezultatet të jenë të mrekullueshme dhe me kualitet saloni. Pasi që kjo nuk është e lehtë për t’u arritur, ne filluam nga ato më të lehtat duke na ndihmuar stilisti George Papanikolas.

Ai na ka treguar të gjitha truqet nga ato se si të arrijmë volum, teksturë dhe si të largojmë flokun e çrregullt.

Pastroni flokët para se të bini në gjum për të arritur kaçurrele të përsosura

Figarot arrijnë efekt më të mirë në flokë të pastruara 1 ditë më herët. Pra në mënyrë që të arrini kaçurrele të përsosura, pastroni dhe thani flokët para se të bini në gjum dhe stiloni ato në mëngjes.

Shtypni ato me peshqir për të shmangur flokë të çrregullta

 image

Nëse floku juaj nuk është i lëmuar atëher filloni duke bërë presion dhe duke përdredhur flokët me anë të një peshqiri, por mos gaboni të fërkoni ato.

Thani flokun duke kthyer kokën poshtë

 image

Nëse dëshironi të arrini volum të madh, atëher ju mund të arrini atë duke kthyer kokën poshtë dhe pastaj të filloni me tharjen e flokëve.

Thani në temperaturë të ulët për të arritur flokë të lëmuara

 image

Pasi që të thani flokët, vazhdoni me temperaturë të ftohtë në mënyrë që të arrini flokë të lëmuara.

Përdorni bikutina për volum në rrënjë

 image

Për të shtuar volum në flokë, thani në pjesë flokun dhe pastaj vendosni bikutina dhe lejoni që ato të qëndrojnë deri sa të ftohen, aplikoni sprej dhe pastaj largoni ato.

Përdorni shampo të thatë për të shtuar teksturë

 image

Shumica e njerëzve përdorni shampo të thatë për të larguar yndyrën nga rrënja. Por ju gjithashtu mund të përdorni atë për të shtuar teksturë në flokë të pastra, në këtë mënyrë do e keni më të lehtë stilimin e flokëve.

Dredhoni nga mesi i flokëve për një pamje moderne

 image

Kur përdorni një figaro për të krijuar një pamje më të bukur dhe moderne, në vend që të filloni nga majet, filloni nga mesi për një pamje më moderne.

Përdorni pjastër në gërsheta për valë të teksturizuara

 image

Nëse dëshironi valë të zakonshme dhe jo të përsosura, në vend që të përdorni figaro, filloni të krijoni gërsheta dhe pastaj përdorni pjastër mbi ato dhe pastaj lëshoni.

Spërkatni telat e flokëve me shampo të thatë për një siguri shtesë

 image

Para se të vendosni telat në flokë, spërkatni shampo të thatë në tela, lejoni të thahen dhe vendosni në flokë, ashtu ato do të qëndrojnë një kohë më të gjatë.