Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Disa mënyra të lehta dhe të shpejta si të largoni nxirjen artificiale!

Truqe ekspertësh se si të rregulloni probleme të zakonshme të nxirjes artificiale.

Nxirja artificiale është paksa e vështirë. Edhe nëse ka një kohë të gjatë që keni përdorur nxirje artificiale, prap se prap gabimet ndodhin. Ne biseduam me artisten për nxirje artificiale Sophie Evans rreth disa truqeve dhe këshillave se si t’i rregulloni disa gabime me nxirje artificiale.

Nëse nxirja shëndrrohet në vija dhe njolla

Vijat dhe njollat zakonisht ndodhin kur nuk përdorni produkt të nevojshëm që nga fillimi. Evans thot se nëse po ndjeni se po tërheqni apo fërkoli lëkurën, atëher me siguri që nuk po përdorni  produkt të mjaftueshëm.

Nëse e keni tejkaluar këtë problem, mos u brengosni. Evans thot të zhveshni lëkurën lehtësisht dhe të përdorni një lexkë për të larguar vijat më të errëta nga lëkura. Ajo thot se nëse riaplikoni nxirje artificiale  në një sipërfaqe të pabarabartë, ajo nxirje do të jetë e pabarabartë.” Ju gjithnjë duhet të zhveshni  pjesët më të errëta në fillim.

Nëse nxirja artificiale zbehet shpejt

Madje edhe nxirja më e pa të metë mund të zbehet për disa arsye. Evan numron: veshjet e ngushta, djersitje e tepërt, stërvitje të intenzitetit të lartë etj. Për të parandaluar zbehjen e parakohshme, Evans thot që gjithnjë të thani trupin me anë të shtypjeve të lehta dhe jo të fërkoni pas dushit si dhe të hidratoni trupin me një losion me bazë vaji.

Nëse vëreni se nxirja po zbehet në mënyrë të pabarabartë, përdorni një scrub të trupit ose një brushë të thatë për të zhveshur lëkurën lehtësisht çdo 2 deri në 3 ditë. Kjo do e mbajë nxirjen të barabartë dhe do ju lejojë të riaplikoni nxirjen pa u brengosur për shtresim të produktit.

Nëse vëreni shtresim të nxirjes artificiale

Shtresimi i produktit ndodh kur ju aplikoni shtresa të reja të produktit mbi një aplikim të vjetër. Për të shmangur këtë, ka vetëm 1 mënyrë: zhveshja. Evans thot që të zhveshni lëkurën çdo 2-3 ditë.

Nëse dëshironi të largoni nxirjen artificiale

Nëse dëshironi të largoni nxirjen artificiale në tërësi, juve do ju duhet një produkt të veçant për largimin e ngjyrës. Ju duhet të aplikoni nga produkti dhe të lejoni të qëndrojë 5 minuta, pastaj pastroni trupin duke përdorur një leckë dhe duke fërkuar trupin për të larguar gjurmët nga nxirja e vjetër.