Top Artikujt

Modern Romance Collection by Passion!
Lexo më shumë
Me këtë truk, buzëkuqi juaj do t’ju zgjasë gjatë tërë ditës!
Lexo më shumë
Trendet më të mira të ngjyrës së flokëve për vitin 2018!
Lexo më shumë
AL  EN

Disa këshilla për duar të bukur dhe thonj të mrekullueshëm!

Mos lejoni që kutikulat dhe lëkura e plasaritur të pengojë artin e bukur të manikyrit tuaj…

Në vazhdim po ju paraqesim disa këshilla si të mirëmbani thonjtë  dhe duart tuaja për një pamje sa më madhështore dhe tërheqëse.

  1. Përdorni një pastrues për duart me bazë qumështi.

Shumica e pastruesve ndikojnë në tharjen e lëkurës suaj. Poashtu shmangni sapunet që përmbajnë  kemikate të ashpra si triklosan e që nënkuptohet si antibakterial, dhe në vend të kësaj përzgjedhni përbërës natyral si eukaliptus apo bimë tjera.

image

  1. Asnjëherë mos vendosni duart në ujë shumë të nxehtë apo të akulltë.

Uji i nxehtë e bën lëkurën të thatë duke larguar sebumin, uji i ftohtë shkakton shtrëngim dhe zgjerim të enëve të gjakut duke rezultuar në skuqje.

image

  1. Hidratoni me vajra.

Vajrat janë mënyra më e mirë për hidratimin e lëkurës. Përdorni lloje të ndryshme e sidomos vaj nga fara e lulediellit.

image

  1. Mësoni kujdesin e duhur të kutikulave.

Nëse kutikulat janë të thatë, atëherë edhe manikyri juaj do të duket i vjetëruar. Prerja apo shkulja e tyre mund të shpie në infeksione duke përkeqësuar gjendjen. Andaj bëni eksfoliant dhe bëni kujdesin e duhur ndaj tyre.

image

  1. Hidratoni pas dezinfektimit.

Është një hap që shumica prej nesh e anashkalojnë, por që është shumë i rëndësishëm. Sasia e madhe e alkoholit mund të dehidratojë thonjtë duke i bërë që të dëmtohen më lehtë. Prisni sa të thahet dezinfektuesi dhe hidratoni mënjëherë.

image

  1. Mbroni duart përmes kremit me faktor mbrojtës.

Duart tuaja mund të rrudhen dhe të krijojnë njolla ashtu sikur edhe fytyra. Mbroni ato duke aplikuar losion apo krem me faktor mbrojtës.

image

  1. Provoni krem kundër rrudhave të fytyrës.

Nëpër sallone të manikyreve, shpesh herë nga teknikët profesionistë aplikohet krem nga ‘Loreal Paris Revitalift’ për kujdesin e lëkurës së duarve, pasi përmbajtja e retinolit përmirëson elasticitetin gjatë manikyrit.

image

  1. Përkushtohuni në ndonjë maskë.

Maska të ndryshme kanë efekt qetësues për duart tuaja andaj përzgjedhni një lloj të caktuar të maskave, vendosni duart në një qese plastike dhe mbështjellni në një pecetë të ngrohtë për rreth 5 minuta. Nxehtësia ndihmon që maska të depërtojë në lëkurë dhe të ketë efekt.

image